Sduam lėmoshė, kėrkojmė respekt |
|
|
|
Shkruar nga Sabri Vilanci
|
e mėrkurė. 06 qershor 2012 |
Vitet pas luftës po kalojnë shpejt Ja po bëhen edhe trembëdhjetë vjet liri... Ndërsa populli i Kosovës, mbeti pothuaj ashtu Si ishte edhe në kohën e paraluftës...
Shumë njerëz mbetën në rrugë e pa shtëpi... Atë pasuri që e kishim shumë nga ne, na e dogji shkau i zi, dhe ne mbetëm nëpër rrugë edhe pas trembëdhjetë viteve...
Menduam se shpëtuam nga lufta që patëm me shki Kush ka menduar që edhe 13 vite pas luftës Nuk do t’i gjejnë ende shumica eshtrat e babës, nënës, vëllait, djalit dhe nuk dinë as ku i kanë eshtrat e të afërmve të vet...
Askush pas luftës që ishte një tragjedi e shekullit 20... nuk mund të mendonte se një pensionist në Kosovë, që ka punuar në Trepçë, ndërtimtari apo profesione të rënda... Sot nuk ka para as për bukë e le më për barna e pushim...
Si jetohet me 45 euro në Evropë, Kosova jonë don të hyjë në Evropë, kur çmimet e Kosovës janë më të shtrenjta se në Evropë... Dikush sot ka para me miliona, lokale, toka e biznese e dikush s’ka para as për bukë, e shumë fëmijë sot mbetën pa dy prindër...
|