MЁNYRA E ABDESIT

 
Zemrat kanė nevojė pėr "Update" PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e hėnė . 28 maj 2012
 Zemra ka nevojë për "Përditësim" tek ai person që falë namazin, sepse atë e ka trashëguar nga prindërit apo gjyshërit… I bën veprimet e namazit pa e ditur se a i ka kryer të plota dhe në formën më të mirë...





Zemra ka nevojë për "Përditësim" tek ai person që falë namazin, sepse atë e ka trashëguar nga prindërit apo gjyshërit… I bën veprimet e namazit pa e ditur se a i ka kryer të plota dhe në formën më të mirë, apo duke mos ditur sa herë ka madhëruar Allahun në ruku dhe sexhde dhe pa pyetur pse në namazin e sabahut falim dy rekate ndërsa në jaci katër rekate?

Zemra ka nevojë për "Përditësim" tek ai person që nuk falet pos në Ramazan, dhe sikur ekziston ndonjë ajet i Kuranit apo hadith që na urdhëron të falemi vetëm në Ramazan!!

Zemra ka nevojë për "Përditësim" tek ai person që kalon nga jeta e tij 20 apo 30 vite për shkollim, ashtu që në fund të marrë një diplomë për t`u punësuar, por për fat të keq nuk i din gjërat më elementare të fesë islame!

Zemra ka nevojë për "Përditësim" tek ai person që zgjohet herët në mëngjes të shkojë në punë 5 herë në javë me nga 8 orë punë për të marrë një rrogë në fund të muajit, duke mos e ditur pse ai është në këtë punë korrekt? Dhe duke mos ditur pse shpenzon gjithë këtë forcë dhe kohë!

Zemra ka nevojë për "Përditësim" tek ai person që beson se: shpërndarja e selamit, vizita e të sëmurit, respektimi i mysafirit, mbajtja e lidhjeve farefisnore dhe ndihmesa e të varfërve është vetëm një pjesë e trashëguar nga adetet dhe zakonet, duke mos pyetur veten e tij pse i bën gjithë këto gjëra pa kompenzim?!

Zemra ka nevojë për"Përditësim" tek ai person që mbushë barkun e tij me ushqim për të kënaqur epshin dhe për të larguar urinë, duke mos e ditur pse han, pa u kujdesur se sa harxhon për të ngrënë. Ndoshta jeton vetëm për të ngrënë dhe nuk e dinë se të tjerët hanë për të jetuar!

Zemra ka nevojë për "Përditësim" tek ai person që plotëson gjysmën e fesë së tij (d.m.th. martohet) vetëm për t`i thënë sikurse shokëve të tij (baba i filanit) porse ata nuk janë më të mirë se ai! Por, harron se Allahu na ka porositur të sillemi mirë me bashkëshortet tona, të përkujdesemi për ato, shkurt nuk dinë pse martesa është gjysma e fesë?

Zemra ka nevojë për "Përditësim" tek ai person që beson se më të kapur të lapsit bëhet poet apo shkrimtar i njohur që mund të kritikojë kë të do, duke mos e kuptuar fjalën e Allahut:

”Ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm”. (Kaf, 18).
Duke mos e ditur se ai që mëson një shkronjë nuk bëhet dijetar, dhe jo çdo dijetar mund të përpilojë një libër!

Zemra ka nevojë për "Përditësim" tek ai person që lexon gjithë këto që shkruam më lart, dhe ka lodhur sytë e tij në këtë, duke mos e ditur se zemra që ka nevojë për "Përditësim" nuk është ajo zemër që ka nevojë për “Fshirje".

Përshtati: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.