Shkruar nga Sabri Vilanci
|
e enjte . 24 maj 2012 |
(Xhemajl Vilancit) O vëlla i dashur Xhemajl... vitet na u nxinë pa ty vëlla... ti po tretesh në dhe... ne me lot në sy mbi dhe... Sa të lumtur ishim... kur erdhe në vizitë nga Gjermania në Suedi... mendova se të kam pranë... Vdekja të mori ty pa prit. Pa i bërë nëntë muaj vëllai Qenan, o vëlla ike edhe ti... për familjen time ishte shumë vështirë... por caktimit të Allahut s’mundemi me ju përzi. Fëmijët e tu, Arditi, Anita, Arita dhe bashkëshortja jote Mevludja të pikëlluar do t’ju kujtojnë përjetë... kurrë s’kemi me të harruar, o vëllau im Xhemajl... ike edhe ti, e i le të jetojnë fëmijët jetimë ashtu si u rritëm ne gjashtë fëmijët, ti babën tonë shumë pak edhe e mban mend se ishe tre vjeq... Ah, jetë o jetë, sa e pamëshirshme që je ti... Vëllai tretet në tokë e ne tretemi mbi dhe... na bën hallall, o vëllau im Xhemajl, se unë ju rrita të vegjël, por se do të vdesësh si mysafir këtë s’e kam prit Allahu na takoftë në Xhenet. Amin!
|