8 kėshilla pėr shtimin e imanit |
|
|
|
Shkruar nga Valdet Kamberi
|
e hėnė . 14 maj 2012 |
Falja e namazit në kohën e tij, përmendja e Allahut, lutjet ditore, leximi i një pjese nga Kur’ani çdo ditë, dërgimi i salavateve, të thuash “Estagfirullah”…
1- Falja e namazit në kohën e tij, sepse ajo është prej punëve që na afron tek Allahu, aze ve xhel-le.
2- Përmendja e Allahut, aze ve xhel-le, qoftë edhe një pesë minutësh në ditë. Duke thënë “subhanallah”, “elhamdulilah”, “Allahu ekber”, “la havle ve la kuvete ila bilah”, “la ilahe ilallah”.
3- Lutjet ditore me vendosmëri dhe mbështetje tek Allahu, aze ve xhel-le.
4- Leximi i një pjese nga Kur’ani çdo ditë, që të mos llogaritesh nga të shkujdesurit.
5- Qëndrimi larg shoqërisë së keqe!
6- Dërgimi i salavateve mbi Muhamedin, alejhi selam, së paku 10 herë në ditë.
7- Të thuash “Estagfirullah” brenda 24 orëve, të paktën 100 herë.
8- Agjërimi i ditës së hënë dhe të enjte sipas mundësisë, apo tri ditët e bardha nga çdo muaj.
O Allah na udhëzo dhe përforco në atë që je i kënaqur (Ti), prej punëve tona! Amin!
Përktheu: Valdet Kamberi |