|
Shkruar nga Sabri Vilanci
|
|
e shtunė . 12 maj 2012 |
Pa dëgjoni, o vëllezër e motra, ezani po na thërret Sepse vetëm në namaz ne do ta gjejmë qetësinë shpirtërore Zemra ime po vajton, o vëllezër e motra muslimane Sepse pos Allahut askush gabimet tona nuk i falë.
Shpesh e këshilloj veten në heshtje, duke menduar Pse mua më kalon jeta kot, e obligimin e namazit e harroj?! Lotët më dalin nga sytë e mi, a thua pse mua më mashtron ai shejtani i zi, dhe e harroj obligimin e namazit që është farz?!
Dhe lotët e mi ashtu pikojnë, si shi pikojnë, e gjynahet e mia shpresoj se Zoti xh.sh., do të m’i falë, se unë namazin që e kam obligim shpesh po e harroj duke u habitur pas kësaj dynjaje, që tash jam e pas një sekonde nuk dihet se a do të jem.
Unë kam vendosur që mendjen time krejtësisht ta ndryshojë Nuk më ka hije që kjo dynja e rrejshme dhe shejtani mua të më komandojnë, se e dua Zotin një, se Ai mua më dha së pari shëndet, mendjen, sytë… e pse unë obligimin tim, namazin, shpesh ta harrojë?! Në këtë botë e në botën tjetër unë Zotin gjithmonë do ta dua e falënderojë.
|