MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrkujdesja dentale pėr shtatzėnat PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 12 shkurt 2007

 


Të gjitha llojet e mbrojtjes shëndetësore dhe kujdesi për 
shtatzënat kanërëndësi të veçantë, sepse çrregullimet në organizmin 
e shtatzënave reflektohen edhe në shëndetin e fetusit. 
Me analiza e studime të shumta shkencore ështëprovuar se sëmundjet
e dhëmbëvedhe të hapësirës së gojës te shtatzënat janë më të shpeshta.


Ndryshimet në organizmin e shtatzënës që manifestohen gjatë shtatzënisë 
ndikojnë jo vetëm në organet e lindjes, por edhe në tërë organizmin, pra edhe në hapësirën e gojës së saj. 
Hapësira e gojës te shtatzënat nën ndikimin e hormoneve gjenitale, pëson disa ndryshime morfologjike, 
gjë që është rezultat i zgjerimit të enëve të gjakut dhe i mbetjes së ujit 
në hapësirën ndërqelizore.

Inflamacioni i gingives (mishit të dhëmbëve) te shtatzënat është shpesh 
edhe shkak i mungesës së progesteronit që mund të vërtetohet edhe te 
femrat që nuk janë shtatzëna gjatë kohës së ciklit pa ovulacion.

Nëse dhëmbët kanë qenë të shëndoshë para shtatzënisë ata nuk do të 
prishen as gjatë shtatzënisë. Paraqitja e kariesit gjatë shtatzënisë është
 zakonisht si pasojë e ndryshimeve të shprehisë së nënës, para
së gjithash lënia pas dore e higjienës orale, duke u kujdesur më shumë për 
frytin, shprehia kah ushqimi i ëmbël, sasia e zvogëluar e kripërave 
minerale, etj., dhe këta faktorë ndikojnë në uljen e pH (rritja e aciditetit) 
së pështymës dhe veprimit demineralizues i acidit në 
smaltin e dhëmbit.

Po ashtu, mungesa e vitaminave dhe vjelljet e shpeshta vështirësojnë
 higjienën e gojës të lënë pas dore. Një nga shkaqet është edhe besimi i
 gabuar në dëmshmërinë e madhe nga mjekimi i dhëmbëve gjatë 
shtatzënisë me të cilën gjë solidarizohen shpesh edhe disa stomatolog. 

Dukuri jo e rrallë gjatë shtatzënisë është edhe gjakderdhja e papritur nga 
gingival gjatë pastrimit të dhëmbëve. Ky është një proces normal fiziologjik,
si pasojë e hiperplazionit të gingives.


Prandaj, nuk ka nevojë për t'u frikësuar nga kjo dukuri, por është me 
rëndësi që të mbahet një higjenë e mirë dhe e rregullt e gojës dhe të 
merret ushqim i shëndoshë. Nëse nëna e ardhshme e mban si duhet 
higjienën e gojës, kjo njëherit do t'i shërbejë si motiv që kjo shprehi të
 përcillet edhe në fëmijën e saj.

                                                                              
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.