Disa kėshilla pėr mbjelljen e vetėbesimit tek fėmija juaj |
|
|
|
Shkruar nga Valdet Kamberi
|
e martė. 08 maj 2012 |
Lëre të ndihet se edhe ai ka rëndësi, pozitë dhe aftësi që ia ka dhuruar Allahu. Mësoje si të shprehet dhe të paraqes idetë e tij tek të tjerët.
1- Lavdëroje fëmijën tënd para të tjerëve. 2- Mos e le ta kritikojë veten e tij. 3- Thuaj atij të lutem apo faleminderit. 4- Trajtoje si fëmijë dhe bëje ta jetojë fëmijërinë e tij. 5- Ndihmoje t’i merr vendimet si i pavarur. 6- Mësoja notin. 7- Bëje mysafir nderi në ndonjë rast të veçantë. 8- Pyete për mendimin e tij dhe merre mendimin e tij në disa çështje. 9- Bëji një vend të posaçëm në dhomë për punët e tij, dhe shkruaj emrin e tij në të arriturat e tij. 10- Ndihmoje në zgjedhjen e shoqërisë, sepse shumica e fëmjëve sot nuk dinë si ta zgjedhin shoqërinë. 11- Mësoja namazin dhe mbill tek ai parimet e besimit në Allahun. 12- Lëre të ndihet se edhe ai ka rëndësi, pozitë dhe aftësi që ia ka dhuruar Allahu. 13- Mësoje si të shprehet dhe të paraqes idetë e tij tek të tjerët. 14- Mësoje si t’i lexojë të dhënat dhe t’i praktikojë ato. 15- Mësoje si të vendosë për veten e tij parime dhe obligime që më pas t’i pasojë dhe realizojë ato. 16- Mësoja gjërat elementare të ndihmës së shpejtë. 17- Mundohu t’i përgjigjesh të gjitha pyetjeve të tij. 18- Realizoji premtimet e tua ndaj tij. 19- Lavdëroje punën dhe të arriturat e tij. 20- Veço (të paktën) një ditë duke i bërë surpriza që e gëzojnë.
Përshtati: Valdet Kamberi |