Ėshtė e ndaluar tė falemi nė kėto dhjetė vende |
|
|
|
Shkruar nga ...
|
e martė . 01 maj 2012 |
Te varrezat, në banjo, në tokën e uzurpuar, në vende të cilat i ka dënuar Allahu...
1. Te varrezat.
Ka thënë Pejgamberi, (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të): "Allahu i shkatërroftë çifutët dhe të krishterët që i kanë marrë varret e pejgamberëve të tyre për faltore “xhami”. (Buhariu dhe Muslimi)
2. Në xhamitë të cilat janë të ndërtuara mbi varre.
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Kur ndër ta vdiste ndonjë njeri ose rob i mirë, ata ndërtonin mbi varrin e tij një faltore dhe bënin në të këto formësime. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
3. Tek pushimoret e deveve
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Faluni në pushimoret e deleve dhe mos u falni në pushimoret e deveve.” (Isnaduhu sahih)
4. Në banjo.
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “E gjithë toka është xhami pos banjos dhe varrezave.”
5. Në çdo vend ku prezantojnë djajtë si vendet e ndyta dhe të pista, kisha, sinagoga etj.
6. Në tokën e uzurpuar.
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Kush merr qoftë edhe një pëllëmbë toke pa të drejtë, Allahu do t’i varë atij në qafë nga shtatë tokat, në ditën e gjykimit.” (Buhariu dhe Muslimi)
7. Në Mesxhidu-Dirar.
Allahu ka thënë: “Kurse ata të cilët ndërtuan xhaminë “mesxhidu-dirar” për t’i dëmtuar, për mosbesim dhe përçarje ndërmjet besimtarëve duke u përgatitur për atë i cili qysh më parë ka luftuar kundër Allahut dhe të dërguarit të Tij…” (Tewbe, 107)
8. Në vende të cilat i ka dënuar Allahu.
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Mos hyni në vendbanimet e atyre që janë dënuar pos duke qajtur, e nëse nuk veproni kështu frikohem të ju godasë e ngjajshme me atë që i ka goditur ata, pastaj i dërguari i Allahut mbuloi kokën dhe shpejtoi derisa kaloi vendbanimin.”
9. Vendi ku qëndron imami për namaz të mos jetë më i lartë sesa vendi i namazfalësve (xhematit).
Muhammedi (alejhi selam) ka ndaluar që imami të qëndrojë mbi diçka e njerëzit pas tij. (Transmeton Darekutnij dhe Hakimi)
10. Në mes dy shtyllave.
Nga Abdulhamid ibn Mahmud transmetohet të ketë thënë: “U falëm pas një emiri (princi), por njerëzit na shtynin e ne u falëm midis dy shtyllave (të xhamisë), kur mbaruam namazin, Enes ibn Maliku na tha: ‘Në kohën e profetit (alejhi selam) nuk e vepronim këtë gjë.” (Transmetuan: Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Daudi, Nesaiu)
Përktheu: Valdet Kamberi |