Shkruar nga Ahmed Bukhatir
|
e shtunė . 10 shkurt 2007 |
Sot, në autobus, E pashë një vajzë me flokë të arta, dhe dëshirova të isha aq i dëlirë. Kur papritmas ajo u ngrit të shkoj, E pashë atë duke çaluar. Ajo e kishte njërën këmbë dhe u mbante në patericë. Por kur kaloi, ajo qeshi. O Zot, më fal kur unë ankohem. I kam të dy këmbët, bota është e imja.
Kam këmbët që shkoj ku të dëshiroj. Kam sytë ta shoh ndriçimin e diellit. Kam veshët të dëgjoj çka dua të di. O Zot, më fal kur unë ankohem. Unë vërtet kam lumturi, bota është e imja.
U ndala t’i blej ca bombone. Djaloshi që shiste ishte plot hir. Fola me të, ai dukej shumë i kënaqur. Nëse do ta zgjasja bisedën, nuk do të mërzitej. Dhe kur u nisa, ai më tha, “Faleminderit, ishe aq i dashur. A e sheh, tha ai, “Unë jam i verbër” O Zot, më fal kur unë ankohem. I kam të dy sytë, bota është e imja.
Kam këmbët që shkoj ku të dëshiroj. Kam sytë ta shoh ndriçimin e diellit. Kam veshët të dëgjoj çka dua të di. O Zot, më fal kur unë ankohem. Unë vërtet kam lumturi, bota është e imja.
E pashë një djalë me sy të kaltër. Ai qëndronte duke i shikuar të tjerët duke luajtur. Nuk dinte se çka të bënte. U ndala pak dhe pastaj i thashë, “Pse nuk iu bashkohesh të tjerëve, vogëlush?” Ai më shikonte pa mundur të flasë. Atëherë e kuptova. Ai s’mund të dëgjonte. O Zot, më fal kur unë ankohem. I kam të dy veshët, bota është e imja.
Kam këmbët që shkoj ku të dëshiroj. Kam sytë ta shoh ndriçimin e diellit. Kam veshët të dëgjoj çka dua të di. O Zot, më fal kur unë ankohem. Unë vërtet kam lumturi, bota është e imja.
“Forgive me” - Ahmed Bukhatir (ilahi) Përktheu: F. K.
|