Shkruar nga Avni Tafili
|
e martė . 24 prill 2012 |
Mos mëso për ta mposhtur provimin, por për ta mposhtur padijen.
Mëso në zhurmë; mëso në qetësi; mëso me njerëz; mëso pa njerëz; mëso në këmbë, ulur e mbështetur; mëso duke ngrënë, duke ecur, duke folur; mëso i qetë dhe i shqetësuar; duke u përpjekur, përpjekjet e tua forcohen e shtohen; forcoje vullnetin; përjetoje atë që lexon; të lexosh shumë s'do të thotë se ke mësuar shumë; lexo ngapak, por me vëmendje e përkushtim të madh; mos lexo pa ndërprerë, shkëputu herë pas here për të menduar e medituar në atë që lexon; mos mëso për ta mposhtur provimin, por për ta mposhtur padijen; mos lexo pa zemër; mos lexo për t'u forcuar kundër dikujt; mos lexo vetëm me sy, aktivizoji të gjitha shqisat; lexo duke shqyrtuar e përfytyruar; kur s'të lexohet e s'të mësohet, bëhu sikur po lexon e po mëson; le të jetë qëllimi yt i pastër dhe i lartë; dhe vetja jote është në duart e tua, përparoje atë me zemër e mendje. Ti mundesh, nëse beson se mundesh, pastaj vërtet do të mundesh! |