Shkruar nga Violeta Dervishaj-Pantina
|
e martė. 24 prill 2012 |
Njё ditё vie vdekja Njё ditё jeta shkon Njё ditё do i lёmё tё gjitha Njё ditё dheu i zi na mbulon.
Edhe kjo botё ёshtё njё ditё Nëse larg Zotit ke jetuar Njё ditë, vetëm njё ditё O njeri, a e di sa ke gabuar?
Njё ditё do tё vdesёsh E nuk do jetosh mё Puno motër pёr atё botё Se kjo nuk ёshtё asgjё.
Jeto nё kёtё botё sikur udhёtar Jeto nё kёtё botё sikur njё i huaj Kujto që para Zotit ke me dhёnё llogari Dhe pendohu shumё para Tij.
Njё ditё do vie Kiameti Njё ditё dynjaja pёrfundon Njё ditё vie Dita e Gjykimit Kur Allahu disa i falё e disa i dёnon.
Njё ditё do tё presim shumё Para Allahut tё Madhёruar Njё ditё do tё japim llogari Pёr çdo gjё qё kemi punuar.
Disa do shkojnё nё xhenet E disa do shkojnë nё xhehenem Lumi ai që Allahun dёgjoi Mjerё ai qё Allahun kundёrshtoi.
O Zot, na falё tё gjithё muslimanёve! O Zot, na mёshiro! O Zot, bёje vend tonin xhenetin! Dhe nga zjarri na shpёto!
|