Shkruar nga Valdet Kamberi
|
e diel. 08 prill 2012 |
Burri dhe gruaja: gjuha e tyre është mirëkuptimi, sinqeriteti, dashuria; gjuhë që nuk e kupton askush pos atyre dyve.
Gruaja: Është parfumi më i mirë dhe fjala më e ëmbël. Burri: Është hundë që merr erë parfumin dhe vesh që dëgjon fjalët e saj. Gruja: Flet për ta dëgjuar burri. Burri: Hesht që të dëgjojë se çka thotë gruaja. Gruaja: Buzëqesh. Burri: Është ai që e pikturon atë buzëqeshje. Gruja: Dora e djathtë e burrit. Burri: Gishtat e asaj dore. Gruja: E butë dhe ajo është femër. Burri: I fortë sepse ai është mashkull. Gruaja: Qetësi, dashuri dhe ngrohtësi. Burri: Siguri, forcë dhe afërsi. Gruaja: Ministri e brendshme ku pa të cilën nuk ka qetësi dhe rehati në shtëpi. Burri: Ministria e jashtme që mbron atë ndërtesë të madhe nga jashtë. Gruaja: Kur bart fëmijët dhe qëndron pa gjumë, forcohet. Burri: Kur qëndron pa gjumë për të mbjellë dashurinë tek fëmijët e tij, forcohet. Gruaja: Nuk është e bukur kur e kryen punën e burrit. Burri: Nuk është simpatik kur e kryen punën e gruas. Gruaja: Lot. Burri: Është më i ndjeshëm sesa ai lot, por pas mureve, kalave dhe fortifikatave. Gruaja: Kur del të punojë jep një mesazh, por roli i familjes është më i madh. Burri: Ka nevojë për punë që t’i plotësojë nevojat e familjes dhe t’i mbrojë fëmijët e tij. Burri dhe gruaja: gjuha e tyre është mirëkuptimi, sinqeriteti, dashuria; gjuhë që nuk e kupton askush pos atyre dyve. Përktheu: Valdet Kamberi |