Shkruar nga Merjem Ademaj
|
e martė. 03 prill 2012 |
Të dëshmosh se nuk ka Zot tjetër pos Allahut, a është krim? Apo se Muhammedi është i dërguar i Allahut, a është nënçmim? …jo vallahi asnjëherë, kurrë nuk do të jetë. Supozojmë se jemi ummet si një trup. A po e ndjen dhimbjen e tjetrit apo ke turp? Turpërohesh ta ngrisësh zërin për vëllanë tënd? Ku mbet burrëria jote, o musliman? Qaj për Sirinë e s’kam çfarë të bëj Motrës sime si t’i ndihmoj? Të qarat e fëmijëve si t’i ndaloj? Ah, sa i dobët është njeriu, ja All-llah! Mbështetem tek Ti dhe dua bëj Ja All-llah, zullumqarët shkatërroji… Motrën time, ja All-llah, mbroje! Atë tokë të bekuar, ja All-llah, çliroje…! Ku mbet zëri i lutjeve tona, pse u shterua? Ku mbet fuqia, nderi i muslimanëve u shua? Drejtoja gishtin vetes, nefsit tënd së pari Veprat dhe fjalët tua përmirësoji Dhe jo, rezultati s’ka për t’u vonuar Pa dyshim All-llahu sheh çdo gjë… Fitorja po vie, Siri përgëzohu! Duro dhe tek Allahu mbështetu! Lotët ju shteruan…varret s’ju mjaftuan Jemi ummet si trup i sakatosur, i përçarë Si frikësohemi Krijuesit por krijesës Ah, sikur Pejgamberi i All-llahut të ishte gjallë Sa turp për ne, o muslimanë! Do na nxiheshin fytyrat, çfarë do t’i thoshim, Për gjakun që po derdhet, vallë çfarë vepronim? Këmbët të janë shtangur e duart të janë tharë Nderi të ka humbur, o musliman, Motrat po dhunohen, fëmijët po masakrohen Ti nefsin tënd ende s’e luftove, Një natë gjatë në këmbë a qëndrove? Lutjen tënde All-llahut a ia drejtove? Ja All-llah, sa larg sunnetit jemi Sa larg Resulullahut e sahabëve jemi Forcat na u shteruan, gjuha na u tha… Varra e trupit tonë po kullon S’jemi në gjendje ta ndalim, as ta kurojmë… As me një dua të sinqertë natën vonë… Drejtoja gishtin vetes, se fitorja po vjen All-llahu fundin zullumqarëve në këtë botë ua bjen… E dënimi në botën tjetër ah, sa i dhembshëm është Po çfarë bëmë ti e unë? Jemi spektatorë me pak punë Kemi harruar si fitohet dhe… Për hir të All-llahut si dashurohet!
|