MЁNYRA E ABDESIT

 
KUJDES! Mos i bėj kėto pesė gjėra! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e enjte . 29 mars 2012
 Mos këmbëngul në mëkat! 
Mos u gëzo me mëkate!
Mos i publiko mëkatet!
Mos e nënvlerëso mëkatin!
Mos thirr në mëkate!





1- Mos këmbëngul në mëkat!

Këmbëngulja në mëkat nënkupton mos-pendimin, e pendimi nënkupton kthimin tek Allahu, e këmbëngulja nënkupton vazhdueshmërinë e ikjes nga Allahu.

Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Vërtet, Allahu e shtrin dorën e Tij natën që ta falë gabimtarin (mëkatarin) e ditës, dhe e shtrin dorën e Tij ditën që ta falë gabimtarin e natës. Kështu derisa të lind dielli nga perëndimi” (Transmeton Muslimi)

Allahu ka thënë: “…Dhe të gjithë pendohuni te Allahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni.” (Nur, 31)

2- Mos u gëzo me mëkate!

Nuk është i barabartë ai që bën mëkate dhe qesh - me atë që bën mëkate dhe qan.
Në një hadith Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Keqardhja është pendim” (Transmeton Ahmedi)

3- Mos i publiko mëkatet e tua tek të tjerët!

Nëse sprovoheni me mëkate mbuloni ato. Muhamedi (alejhi selam) ka thënë:
“I gjithë umeti im janë të faluar, pos atyre që i zbulojnë mëkatet e tyre…” (Transmeton Buhariu)


4- Mos e nënvlerëso mëkatin e bërë!

Të mirët kanë thënë “mos shiko sa i vogël është mëkati, por shiko madhërinë e Atij që e ke kundërshtuar”.
Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Keni kujdes nga mëkatet e vogla sepse ato bashkohen tek njeriu derisa ta shkatërrojnë.” (Transmeton Ahmedi)

5- Mos thirr në mëkate!

Mos thirr në mëkate, e të bëhesh nga bashkëpunëtorët e shejtanit që dëshirojnë të përhapet e keqja tek besimtarët.
Allahu ka thënë: “Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, i pret dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu e di, por ju nuk e dini”. (Nur, 19)

Përktheu: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.