Shkruar nga Fexhria
|
e martė . 27 mars 2012 |
I pastron kungulleshkat, i ndan në rrathë dhe i fërgon. Kështu mund të veprosh edhe me patëllxhanë të zi e patate.
Pastaj i rendon në enë prej xhami një rend kungulleshka, një rend patëllxhanë të zi e një rend patate dhe vazhdon kështu derisa të harxhohen.
1 qepë të madhe e fërgon, pastaj ia qet një spec, karotë e domate të grimcuar dhe i fërgon me qepë. Ia qet edhe pak mish të bluar dhe e fërgon dhe të gjithë këtë material e qet mbi materialin në enën prej xhami. Pastaj i qet përmbi edhe 2 vezë të përziera më parë dhe 1 pavllak.
I shtin në furrë rreth 20 minuta. Mund t’i qesësh kaçkavall përmbi dhe e fut edhe pak në furrë sa të shkrihet.
(Nëse nuk ke kohë, mund t’i rendisësh në enë artikujt edhe pa i fërguar por atëherë i len në furrë një kohë më të gjatë).
Iu bëftë mirë! |