Shkruar nga Avni Tafili
|
e enjte . 22 mars 2012 |
 Syno, syno shoqërinë, që të sundojë falja, mëshira, butësia e dashuria!
Të synosh, të synosh ndërtimin e një shoqërie, që ajo të jetë e drejtë me veten, pastaj me të tjerët. Të ndërtosh një shoqëri, duke e ndërtuar veten, që ajo të mos gënjejë, të mos tradhtojë e të mos mashtrojë!
Të synosh, ta ndash një pjesë të fajit, për t’u bërë pjesë e përgjegjësisë për ta ndryshuar e përmirësuar gjendjen e shoqërisë.
Syno, syno shoqërinë, që të sundojë falja, mëshira, butësia e dashuria!
Le të jetë ky synim, synimi yt, për të ardhmen e ndritur të gjithsecilit! Duke i dhënë fund, përfundimisht ankesave, hedhjes së fajeve, fyerjeve.
Le të fillojë një frymë e re, fryma e përpjekjes! Dhe synimi fillon prej vetvetes! Syno, zgjohu! Pastaj syno familjen tënde, zgjimin e saj. |