MЁNYRA E ABDESIT

 
O ti...! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arta   
e hėnė . 19 mars 2012

O ti që veten musliman e quan,
e për këtë fe asgjë s’ke mësuar
Ti që botën tjetër e mohon
Thua xheneti dhe xhehenemi nuk ekzistojnë
Si do të dalësh para Zotit tënd
Si do të jetë gjendja jote
Atë ditë kur të dridhet toka me tronditjen e saj të fundit”. (El Zelzele, 1)
E kjo dynja do të zhduket
Ku janë atë ditë!
Ato që thoje kurrë nuk do t'zhduken
Ku janë paratë që ishin zot për ty
Ku është fama dhe pozita
Ku janë lumturia dhe shëtitjet
Ku janë fëmijët dhe prindërit
Ku janë motrat dhe vëllezërit
Ku janë shokët dhe shoqet
Ku janë nipat dhe mbesat
Ku janë gjyshërit dhe gjyshet
Ku janë ata, më thuaj!
Atë ditë të gjithë do t'braktisin
E për vete t'gjithë do t'përgjigjen
O ti i mjeri!!!
Sa shumë që më dhimbsesh
Ti që Zotin e mohon
Si mendon që do t'jetë përfundimi yt?
Si do të dalësh para Allahut?
Oh, i mjeri ti!!!
Sa i përulur dhe i pavlerë do t'jesh atë ditë
Pendohu, t'lutem!
Allahu është shumë Mëshirus dhe Mëkatfalës
Të gjitha do t’i falë
Largohu nga kjo, o ti i ngratë,
Largohu, pasuria t'ka verbuar
Shejtani të ka pushtuar
Dynjanë shumë ta ka hijeshuar
Ndalu një minutë dhe mendo
Sa shumë argumente që ke
Duke u nisur nga vetja jote
kush mendon që ta ka dhënë gjithë këtë të mirë që ti posedon
Ti që thua Zoti nuk ekziston
Më thuaj atëherë se kush t'krijoi
Lotët m'pikojnë, t'mos qaj nuk mundem
Kur t'shoh se si je duke u zhytur n'detin e humnerës
Allahut i lutem që t'ju udhëzojë
Dhe nga ky mosbesim mua të më mbrojë
Na ndihmo, o Allah, t'gjithëve n'këtë dynja
Që të adhurojmë dhe të madhërojmë ashtu siç Ti e meriton.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.