MЁNYRA E ABDESIT |
|
|
|
Tė dua, o i Dėrguari i Allahut! |
|
|
|
Shkruar nga ...
|
e enjte. 04 tetor 2012 |
Të dua, o i Dërguari i Allahut, sepse Allahu të do dhe unë gjithashtu të dua. Të dua, o i Dërguari i Allahut, sepse dashuria ndaj teje është afrim tek Allahu...
Të dua, o i Dërguari i Allahut, sepse Allahu të do dhe unë gjithashtu të dua. Të dua, o i Dërguari i Allahut, sepse dashuria ndaj teje është afrim tek Allahu dhe adhurim për Allahun, bile prej adhurimeve më të mira. Të dua, o i Dërguari i Allahut, sepse përmallohem për ty. Të dua, o i Dërguari i Allahut, ashtu që Allahu të na bashkojë mua dhe ty në xhenetin Firdevs. Të dua, o i Dërguari i Allahut, sepse e lus Allahun të të shoh në ëndërr. Të dua, o i Dërguari i Allahut, sepse historia jote është veprimi praktik i fesë së Allahut. Të dua, o i Dërguari i Allahut, sepse historia jote është sqarim i ajeteve dhe dispozitave të Kur’anit. Të dua, o i Dërguari i Allahut, sepse jeta jote është fe dhe moral; atë që të pason, e ngrit Allahu, e atë që të kundërshton, e poshtëron. Të dua, o i Dërguari i Allahut, sepse fjalët dhe veprat e tua janë të mbushura me udhëzime, mirësi dhe dritë. Të dua, o i Dërguari i Allahut, sepse fjalët dhe veprat e tua janë mirësi për ne në fenë tonë. Të dua, o i Dërguari i Allahut, sepse ti ke bartur të gjitha vështirësitë dhe lodhjet që ne të jemi të qetë, tek ti kthehet e gjithë mirësia mbi ne pas mirësisë së Allahut. Të dua, o i Dërguari i Allahut, sepse e gjithë historia jote është mësime, këshilla dhe urtësi për ne t’i meditojmë dhe të përfitojmë nga ato. Të dua, o i Dërguari i Allahut, sepse Allahu na ka thënë neve se ti je shëmbëlltyrë për ne, dhe na ka urdhëruar që të të dërgojmë salavate dhe selame. Të dua, o i Dërguari i Allahut, sepse ti je ndërmjetësues, dëshmitar, përgëzues, kërcënues dhe thirrës drejt Allahut me lejen Tij.
Përktheu: Valdet Kamberi |
|
|
|
|