Kėrko mė tepėr se ē'je duke kėrkuar, o shqiptar! |
|
|
|
Shkruar nga Avni Tafili
|
e premte . 09 mars 2012 |
Kërko më tepër se ç'je duke kërkuar,
O shqiptar!
S'jemi duke kërkuar
Veçse frymë për të marrë,
Prandaj jemi duke u tradhtuar e vrarë,
Dhe mes njëri-tjetrit duke u përçarë,
Zemrat tona janë dobësuar,
Mendimet tona janë varfëruar,
Rinia jonë, e shkelur
Përmbytet;
Sikur të mos ishte qenie e gjallë!
Se trupi ynë është copëtuar e shpërndarë,
Ndërsa prijësit duke u tallë,
Truri i tyre është bërë tallë,
E populli ynë duke u kallë,
Le të kërkojmë më tepër
Se ç'kërkojmë,
Se s'jemi të huaj në këtë truall!
Zgjohu, o shqiptar!
Nëse i thua vetes se je krenar! |