MЁNYRA E ABDESIT

 
Allahu na ruajtė nga ky lloj i njerėzve! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e premte . 09 mars 2012

Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Shumica e njerëzve dëshirojnë që t’i realizojnë nevojat e tyre përmes teje, edhe nëse kjo është në dëm tëndin, sepse nevojtari është i verbër, ai shikon vetem që ta realizon interesin e vet. Atyre nuk u intereson aspak për dëmin tënd duke i realizuar nevojat e tyre, madje edhe nëse shkatërrohet kjo botë dhe bota tjetër, atyre aspak nuk ju intereson. Nëse nje
riu i mençur mendon pak, do ta kupton se kjo është armiqësi e cila të paraqitet në formën e miqësisë, nuk ka armiqësi më të madhe për njeriun e mençur se sa kjo armiqësi. Ata dëshirojnë që të të shtrydhin për interesat e tyre, madje po të lejohej që të ushqehen me ty, do të të kishin hëngër ty ashtu siç e hajnë deven.

Sa e sa herë të kanë therrur pa thikë për interesat e tyre, sa e sa herë të kanë marrur si urë për synimet e tyre, e ti këtë nuk e vëren.

Sa e sa herë ke shitur hisën tënde e cila të takon tek Allahu për shkak të interesave të tyre dhe je kthyer me duar të zbrazëta.

Sa shumë herë ta kanë prishur interesin tënd për të dy botët dhe janë ndalur në rrugën e mirësisë tënde, ata janë bërë pengesë që të kthehesh në shtëpinë e parë, në shtëpinë në të cilën thirresh, ata shtiren dhe të thonë se ne dëshirojmë që të shërbejmë dhe të përkrahim, të punojmë në interes tëndin. Pasha Allahun, ata gënjejnë, ata janë armiq në formë të miqve.

Ata janë luftëtarë në formën e paqësorëve, ata janë harami që ta ndalin rrugën, të paraqiten në formën e ndihmëtarëve.

O Allah, nga Ti kërkoj ndihmë, vetëm Ti je Ndihmues.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.