Pse nė njė rekat i bėjmė dy sexhde (?) |
|
|
|
Shkruar nga ...
|
e diel. 19 shkurt 2012 |
Është pyetur Ali bin Ebu Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se pse në një rekat i bëjmë dy sexhde? Dhe pse në tokë? Prijësi i muslimanëve, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka lexuar këtë ajet:
“Nga ajo (Toka) ju kemi krijuar, dhe në të do t’ju kthejmë, edhe prapë nga ajo do t’ju nxjerrim juve herën tjetër”. (Taha, 55) Posa të bësh sexhden e parë dhe ta ngritësh kokën nga ajo, do të thotë: “Nga ajo (Toka) ju kemi krijuar…”, dhe i gjithë trupi ynë në esencë është nga dheu, por edhe e gjithë jeta jonë është nga dheu. E kur e bën sexhden e dytë e kujton se ti do të vdesësh dhe do të kthehesh prapë në dhe, e pastaj e ngrit kokën përsëri dhe e kujton se do të ringjallesh përsëri. Për këto arsye ne bëjmë dy sexhde në një rekat, ashtu që ta kujtojmë jetën dhe vdekjen. O Allah, na bëj nga ata që dëgjojnë fjalët dhe pasojnë më të bukurën prej tyre! Përktheu: Valdet Kamberi |