MЁNYRA E ABDESIT

 
Kthimi nė Islam PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e diel. 19 shkurt 2012
 O Zot, unë jam kthyer te Ti, i jam kthyer namazit, agjërimit të Ramazanit..., i jam kthyer çdo gjëje të mirë e cila të kënaq Ty, o Zot.




Muhamedi hipi në avion. I ulur drejt në vendin e tij, lidh rripin e sigurisë. Ishte njeri aktiv, i fortë, shumë i bukur por ishte larg Zotit të Plotfuqishëm. Niset avioni.

Muhamedi filloi të mendojë për udhëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se si atje do të kënaqet me pije të llojeve të ndryshme, do të shkojë në diskoteka dhe klube të natës, do të gjej shumë prej vajzave për të cilat është në kërkim.

Udhëtimin e kaloi duke rregulluar planet. Nuk i erdhi në mendje asnjë çast se Ai i cili ia dha atij fuqinë dhe rininë mund ta privojë prej saj në çdo moment.

Arriti në Amerikë. Atje mori një apartament me qira dhe në të vendosi bagazhin e tij.

Filloi shëtitjet. Rrinte natën zgjuar deri në mëngjes, e flente gjatë ditës deri në aksham. Ezani trokiti në veshin e tij më shumë se një herë, në më shumë se një kënd, por ai nuk mendoi se kjo thirrje është për të, sepse ai është musliman.

Shpenzoi shumë të holla duke pirë, u deh saqë nuk ishte i vetëdijshëm për gjërat rreth tij.

Muhamedi ka treguar: koha ime kalonte në këtë mënyrë deri sa një natë hyra në një klub nate i cili ishte plot me vajza të bukura. Kërkova një gotë dhe fillova të pi. E dija se Zoti i Plotfuqishëm e ka ndaluar pijen alkolike, por epshi dhe mburrja ime, dhe durimi i Zotit ndaj meje, më bënë të harroj çdo gjë.

Nga larg, shikova një vajzë e cila mu afrua. Shikimet e saj bartnin dashuri. U afrua më shumë, zgjati duart e pastaj hodhi trupin e saj në prehrin tim.

Vërtet unë e kam kundërshtuar Allahun shumë, por ndjenjat e mia në atë moment ishin më ndryshe. Tiparet e saj tregonin se ajo ishte arabe. Papritmas foli arabisht me theks të thyer. Më pyeti: A je arab ti? I thashë: Po.
Ajo tha: Edhe unë gjithashtu, jam e lindur këtu dhe kam nënshtetësi amerikane. Më pyeti: Si e ke emrin? I thashë: Muhamed. Ajo tha
: Unë nuk e pëlqej këtë emër. E pyeta: Pse? Ajo tha: Sepse unë jam e krishtere.

Papritmas trupi im u largua, zemra ime papritmas ndjeu armiqësinë e tyre ndaj Islamit. Por kjo nuk ndikoi te unë për shkak të dëshirave dhe epsheve të cilat banonin në mua dhe e kishin mbuluar zemrën time.

Ajo buzëqeshi dhe e ndryshoi këtë temë.

E pyeta: A ju pëlqen vallëzimi?

Po. – u përgjigj ajo.

Shkuam, kërcyem dhe kaluam orë të gjata.

 

I kërkova të vij me mua, por ajo refuzoi. U mundova disa herë, por ajo prapë refuzoi. Mbaroi ajo natë, por nga sytë e mi nuk u largua pamja e asaj vajze të bukur.

Zemra ime u dobësua shumë për shkak të largimit tim nga Allahu i Lartësuar.

Kaloi nata e dytë, e tretë dhe në zemrën time shtohej gjithnjë e më shumë dashuria ndaj saj. Deri sa ndodhi tragjedia...

Fola me të atë natë dhe i thashë: Dua që ti të flesh tek unë sonte.

Ajo tha: Unë pranoj por me një kusht: ta mbash këtë. Nxori nga xhepi një varëse në mesin e së cilës ishte një kryq i vogël. Më erdhi një ndjenjë e çuditshme. Me të vërtetë e kam kundërshtuar Allahun, vërtet unë nuk falem, vërtet ka muaj që nuk i kam parë prindërit e mi, por unë jam musliman.

Por dashuria ndaj saj ishte mbi çdo gjë.

U nxitova, mora varësen, e vara në qafën time si i burgosur, e unë duke qeshur.

Ajo tha me çudi: Uau... vërtet shumë bukur po të rrin... ajo është dhurata ime për ty, dhe mos u tako me mua përveç kur e ke atë me vete.

Kaluan netët e mia me këtë bukuroshe, e ëmbël, e bukur. Shejtani ma zbukuronte mua edhe më shumë.

Një natë refuzoi të vinte me mua. Unë isha shumë i përmalluar për të.

U përpoqa me butësi, u mundova ta josh me të holla.

Tha: Jo, me ndershmëri, unë dua që ju të bëheni i krishterë.

 

Ooooooooooooooooooooooo Allah! Oooooooooooooooooooooo Allah!

 

Fjalët e saj në zemrën time ranë si rrufeja.

I thashë: e pamundur. Tha: Edhe për mua gjithashtu është e pamundur të të shoqëroj ty pas kësaj nate.

Shejtani filloi të qeshet me mua.

Thuaj jam dakord, veç thuaj jam dakord e asgjë nuk do të të dëmtojë. Thuaj: “Nuk besoj në Islam, asgjë nuk do të të dëmtojë, do të të rehatojë kjo vajzë.”

Kaloi kjo natë e erdhi e nesërmja, e ajo ishte më tërheqëse, më e bukur. Mu afrua, derisa fytyra e saj ishte afër fytyrës sime, dhe më tha: “O mizor, a nuk ndjen dashuri?”

Më shkrinë fjalët e saj, saqë gati sa s’rashë për toke.

I thashë: “Po çfarë më shtyu të torturohem dhe të lidhem me ty?”

E çfarë të pengon të bëshesh i krishterë atëherë? - ma ktheu. Nëse bëhesh i krishterë do të pranoj të martohem me ty.

 

Këtu humbi vendosmëria ime. Harrova çdo gjë. Harrova që emri im është Muhamed, emri i të Dërguarit të Allahut sal lallallhu alejhi ve sel lem.

Harrova babain tim kur më zgjonte, kur unë isha në shkollën fillore, për ta falur namazin. Harrova nënën time e cila lutej për mua që të më udhëzojë Allahu kur unë hyja në shtëpi në orët e vona të natës.

 

Harrova veten, u bëra rob i dashurisë dhe epshit.

Shkova me të, rruajta kokën, u bëra i krishterë, hyra për herë të parë në kishë, qava duke mos e ndier, lotët e imanit (besimit) iknin nga unë, e unë duke hyrë në derë të kishës.

O Allah! Pas kësaj jete të gjatë u bëra një mosbesimtar. U bëra një mosbesimtar, dhe cili do të jetë shpërblimi im?

Zjaaaaaaarri!!

O Allah!

Ku është frika ime nga Allahu?!

Ku është turpi im?!

Ku është krenaria ime për dinin tim?!

A vdiq gjithçka?

U ktheva në banesën time si një i çmendur. Thoja me vete: Çfarë ke bërë o Muhamed?! E ke lënë fenë e Muhamedit (sal-lall llahu alejhi ve sel lem)?!
F
illova të qaj shumë. Mbylla derën e apartamentit dhe u zhyta në detin e lotëve. Erdhi shejtani (me cytjet e tij) e më tha: Nuk ka rrugë për kthim o Muhamed, nuk ka rrugë për kthim, tani je bërë jobesimtar dhe do të vdesësh si jobesimtar, e do të hysh në zjarr.

Mu kujtua gjyshi i cili ishte muezin. Mu kujtua mus`hafi (Kur`ani) që kisha në dhomën time. Aaaaaaaah, mu kujtua një shok i cili më këshillonte duke më thënë: O Muhamed, ke kujdes nga përfundimi i keq!

Fillova të bërtas dhe të them: Jooo, ooo Zot, jooo, ooo Zot!

Mos ma merr shpirtin tani, do të kthehem në Islam, do t’i kthehem Kur`anit, do të kthehem te ti, o Zot.

Hyra në banjë, e hoqa varësen bashkë me kryqin, i gjuajta në guaskën e banjos,  u lava, u pastrova dhe dola. Ndjeva se të gjitha mëkatet e mia ranë nga shpina ime, ndërkohë që lotët nuk më ndaleshin.

Eshhedu en la ilahe il lallah, ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu. (Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi (alejhis selam) është rob dhe i Dërguari i Tij).

O Allah, çfarë fjalësh të bukura. Ishte çelësi i lumturisë.

O Zot, unë jam kthyer te Ti, i jam kthyer namazit, jam kthyer për të nderuar prindërit e mi, unë i jam kthyer lidhjeve farefisnore, unë i jam kthyer agjërimit të Ramazanit, unë i jam kthyer çdo gjëje të mirë e cila të kënaq ty o Zot.

 

U ktheva me avionin e parë i cili shkonte në vendlindjen time. Gjëja e parë që dëgjova kur arrita në aeroport ishte ezani. Më dolën lotët pa vullnetin tim. A do të më falë Zoti mua?! Hyra tek nëna ime, hodha trupin tim në prehrin e saj duke qarë.

Oj nëna ime, nuk do ta kundërshtoj Zotin tim më kurrë. Më fal për mosrespektimin tënd dhe largimin nga ti. Nëna më përqafoi dhe më tha: Djali im, sillu mirë ndaj Allahut se Ai është i mëshirshëm dhe kënaqet me atë që pendohet te Ai.

Ditët kaluan... Dhe Muhamedi nga kopshti në kopsht, nga gëzimi në gëzim  e kënaqësi. Sa herë që e kujtonte udhëtimin, nuk iu thanin lotët nga sytë.

Kur nëna e tij i afrohej dhomës së tij natën, dëgjonte britmën e të qarit, dhe kur agonte mëngjesi, dëgjonte leximin e Kur’anit dhe istigfarin.

 

Kështu vazhdoi derisa një ditë prej ditësh, nëna e tij hyri në dhomën e tij për ta zgjuar për namazin e sabahut. Hapi derën, ndjeu një aromë të mirë të cilën nuk e kishte ndier asnjëherë më parë. Preku shtratin, shtriu duart për ta prekur djalin e saj por nuk e gjeti. Shikoi me shikimin e saj të dobët, por ai ishte në sexhde, mbi sexhaden e namazit, afër shtratit të tij.

 

Qëndroi duke menduar për të, priti shumë...

Më pas thirri: Muhamed, djali im! Por ai nuk e ngriti kokën. Nëna afrohet, shtrin duart e saj, e lëviz atë me dorë, por ai anoi anash, e nëna duke e shikuar nuk duroi më.

A mundet që djali i saj të ketë vdekur duke qenë në sexhde?

Nuk u përmbajt dot duke parë atë shikim të shkëlqyer. I rrodhën lotët nga sytë e saj, e filloi të thërrasë: “O djemtë e mi, o djemtë e mi!

O njerëz të shtëpisë, shikoni vëllain tuaj Muhamedin, afrohuni, lëvizeni.”

- Oooo Allah! Oooo nënë! Ka vdekur vëllai im Muhamedi.

Oj nënë, ka vdekur duke qenë në sexhde.

Nëna e diti se ajo erë e mirë të cilën e ndjente në hundët e saj ishte era e shpirtit të tij të pastër të cilin e kanë nxjerrë melaqet e mëshirës.

Allahu ka qenë i kënaqur me të, prandaj edhe ia ka mundësuar këtë përfundim të mirë. E deshi Allahun, e Allahu e deshi takimin me të.

Urime o Muhamed për këtë dashuri, urime për këtë përfundim.

Motër e dashur!

Eja të gjithë ta duam atë që don Allahu dhe ta urrejmë atë që e urren Allahu nga veprat e këqija.

Përshtati nga arabishtja: Merita Rexha

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.