MЁNYRA E ABDESIT

 
Ku ėshtė zemra ime dhe e jotja? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fatime Islami   
e mėrkurė . 15 shkurt 2012

 Eja motër bashkë me mua. Vetmohu me Allahun se unë të dua... Me të vërtetë në përmendjen e Allahut zemrat gjejnë qetësi” (13: 28)






Zemra ime po vajton, e pse të mos vajtojë?
Ndalem dhe mendoj: Kush pos Allahut do të më shpëtojë?

Subhanallah. Loti rrëshqet në sytë e mi dhe me dorën time ngadalë e fshij.
O Allah, a do të më falësh Ti? Jam gjynahqare e mëkatare, por kthehem tek Ti, pendohem. Më mashtron shejtani por pas gabimit ia kthej shpinën dhe në sexhde tek Ti afrohem... E si të mos afrohem, O Allah, kur shpirti im të kërkon... Iku tek ti se nuk ndiej rrezik, e këtë e mësova nga libri Yt.
Në Kuran na porosite:
فَفِرُّوا إِلَى اللَّهِ_
"Pra, ikni shpejt drejt Allahut!"
Iku tek Ti sepse kjo ikje më jep siguri, shpëtim, rehati, kënaqësi, ma jep atë që askush nuk e ka.

E këshilloj veten... Mos harxho kohën kot!... Kujdes prej gafletit tënd! Kujtoj varrin e mërzitem. E si të mos mërzitem. Vdiq Muadhi, Allahu qoftë i kënaqur me të, e u trondit Arshi i Allahut. E sa i mirë ishte Muadhi. Po Pejgamberi, alejhi selam, na tregoi se nuk do t’i shpëtojë sprovës së varrit. E kush jam unë afër Muadhit...?

Dhe lotët pikojnë, pikojnë, e gjynahet e mia shpresoj se Allahu do të m’i falë...
Jo, nuk do të shpresoj më, i thashë vetës. Por dua të kthehem dhe ta rigjalli zemrën. E pse të shpresoj e mos të punoj?!

Vendosa të ndryshoj. Nuk dua të jem e njëjtë gjithmonë. E dua Allahun dhe për Atë jetoj. Eja motër bashkë me mua. Edhe ti ndrysho veten se të dua. Të bëhemi prej atyre që Allahu i ka përmendur në Kur’an, e sa emra të bukur për ne ka thënë.
Të ndalemi sonte dhe ta pyesim veten: “Cila është zemra jote?”
A është ende e bursogur nga dëshirat (epshet)?
A ende jeton për pamjen e jashtme dhe kënaqësinë e kësaj bote?!
A je ende e kënaqur me pasurinë e kësaj bote dhe dëshirat e përkohshme?!
A nuk e ka shijuar zemra jote ëmbëlsinë e sexhdes, të jesh afër Tij?
Për çfarë e ke shitur ëmbëlsinë e sexhdes?

Jo, jo, nuk lejoj që të ma blejë dikush ëmbëlsinë e sexhdes. Do të garoj për të dhe do ta lakmojë tërë jetën.
Nuk do të lakmoj asgjë... Jooooooooooooo, kurrë. Balli im çdo natë do ta prek sexhden... Hajde motër bashkë me mua. Vetmohu me Allahun se unë të dua...
Kujto fjalën e Allahut dhe ngjalle zemrën me këtë ajet.

ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَتَطۡمَنُّ قُلُوبُهُم بِذِكۡرِ ٱللَّهِ‌ۗ أَلَا بِذِڪۡرِ ٱللَّهِ تَطۡمَنُّ ٱلۡقُلُوبُ

Me të vërtetë në përmendjen e Allahut zemrat gjejnë qetësi” (13: 28)
Po vallahi e gjejnë!
Shijoje ti se edhe unë do e shijoj!
Dhe bën dua motër për mua, e mos më harro.

E shkroi motra juaj  që ju don shumë
Ummu Abdullah - Fatime Islami
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.