Shkruar nga ...
|
e premte . 27 janar 2012 |
6 vezë dhe 6 filxhana sheqer i tund me mikser deri sa të trashen. Më pas ia shton edhe 8 filxhana miell, 1 ‘pecivë’, 1 sheqer vanilje, edhe këto i tund mirë. Brumi derdhet në tepsi të shtruar me letër të lyer me yndyrë dhe e pjek në temperaturë 180 gradë për afro 30 minuta.
Pasi të ftohet pak përmbyset dhe i largohet letra. Në tepsinë ku është pjekur derdhet gjysmë litre ajkë hoplla dhe mbi të vendoset pandispanja e pjekur. 1 litër qumësht të vakët e kthen përmbi pandispanjën.
Përmbi e lyen me puding të karameles. Në fund ftohet, pritet në katrorë dhe servohet. |