Shkruar nga Arta
|
e enjte . 26 janar 2012 |
Lermani lotin tim të pikoj i qetë Një ditë do t'iki nga kjo jetë Dhe kur të vdes, me dhe do më mbuloni Dua t'jem e qetë. Një minutë heshtje zgjat çdo kund Oh, tërë jetën tani do të hesht Nga kjo errësirë dua të iki njëherë dhe përgjithmonë Lermëni lotët t'pikojnë. Mos më pengoni ju lutem mos...! Dynjaja mashtruese shumë më mashtroi... Pendimin, o Allah, ma prano! Vdekja dhe heshtja të dyja ngjajnë, të dyjat dalëngadalë nga jeta më ndanë... Lermëni të qaj e qetë! Të ndalem nuk dëshiroj Të qaj me lot pendimi Derisa jeta në këtë dynja të më mbarojë. Më fal, o Krijues i kësaj gjithësie! E vetme mora rrugën t'kërkoj të vërtetën Udhëzimi yt, mua o All-llah, ma ndreqi jetën. Me lot çdo natë qaj... Pendimin, o Allah, ma prano! E humbur, e trishtuar, gjithë këto vite jetova... Elhamdulilah që të vërtetën tani e kuptova... All-llah, t'lutem më bëj që jetën n'Islam të plotë tani e tutje ta jetoj... |