Shkruar nga Vjollca
|
e diel. 25 dhjetor 2011 |
Ibrahim b. El-Xhuhejdi ka thënë: "Shenjat që vërtetojnë sinqeritetin e dashurisë së atij që do, janë gjashtë:
Shenja e parë: Përmendja e shpeshtë me zemër dhe gëzimi me atë përmendje të Zotit të tij.
Shenja e dytë: Dhënia e përparësisë së dashurisë ndaj Zotit tënd mbi dashurinë ndaj vetvetes dhe mbi dashurinë ndaj krijesave, dhe ai fillon ta don Zotin e vet para se të fillojë ta don veten dhe krijesat.
Shenja e tretë: Afërsia me të dhe të konsideruarit e rëndësishme e gjithë asaj të cilën e refuzon prej Tij apo që e largon prej Tij.
Shenja e katërt: Vrapimi për t’u takuar me Të dhe për ta shikuar Fytyrën e Tij.
Shenja e pestë: Kënaqësia me çdo vështirësi dhe fatkeqësi e cila ka zbritur mbi të.
Shenja e gjashtë: Pasimi i Pejgamberit të Tij, salallahu alejhi ve selem."
|