Shkruar nga Fexhria
|
e premte . 23 dhjetor 2011 |
1 kg mish i bluar, 1 qepë e grirë shumë imët, 1 lugë vegete që hamë, 1 lugë të sheqerit kripë, 1 vezë, pak piper të zi, gjysmë ‘pecive’, 200 gramë bukë e bluar ‘prezle’, pak majdanoz të grirë shumë hollë, 2-3 thelpinj hudhre të copëtuar imët, tuli bajat i një buke i lagur me ujë dhe i grimcuar. I përzien të gjitha. Me këtë material i mbështjellë 10 vezë të ziera dhe të qëruara më parë. I mbulon përmbi me alufolie dhe i shtin në furrë të nxehtë në 200 gradë C për 30 minuta. Pastaj e ndal temperaturën dhe i len në furrë edhe 20 minuta pa alufolie. Iu bëfshin mirë! |