Shkruar nga Avni Tafili
|
e hėnė. 24 tetor 2011 |
S’je gati, edhe nëse je gatuar Ke nevojë edhe për pak ujë, Le të piqet avash-avash pastaj. Mos nxito! Lulet nuk çelin vetëm në pranverë, Kur zemrat janë ujitur e ndriçuar, Edhe vjeshta është pranverë, Kur prej kraharorëve tanë, Lulet e shpresës së sigurt gufojnë, Për ngadhënjimin tonë! Fitoren tonë të gjithë e gëzojnë, Edhe ata që kundër nesh luftojnë, Sepse ne mendojmë dhe besojmë, Për të ndërtuar, jo rrënuar, Për të ndriçuar, jo errësuar, Për të përhapë paqe e dashuri, Jo dhunë e urrejtje! Nëse dëshminë tonë s’e pranojnë, Atëherë ata vetë do ta dëshmojnë! |