Shkruar nga Fexhria
|
e enjte . 20 tetor 2011 |
Përbërësit: 1 margarinë, 4 filxhana qumësht, 4 filxhana sheqer, 1 çokollatë kuzhine, 200 gramë kokos, 300 gramë keksa të bluar. Përgatitja: Në enën e parë e qet gjysmë margarine për ta shkrirë. Pasi të shkrihet ia shton 2 filxhana qumësht, 2 filxhana sheqer, 1 çokollatë kuzhine dhe 300 gramë keksa të bluar. I përzieni mirë dhe pastaj i largoni të ftohen. Në enën e dytë e shkrini gjysmë margarine. Pastaj ia shtoni 2 filxhana qumësht, 2 filxhana sheqer, 2 kokosa. Pasi t’i përzieni mirë i largoni të ftohen. Pasi të ftohen e shtrini një foli prej najloni dhe mbi foli së pari e shtrini pjesën e parë me çokollatë e mbi të pjesën me kokos dhe i mbështillni me foli në formë rollade. E leni në frigorifer për t’u ftohur e pastaj është e gatshme për shërbim. |