Kur u larguat nga shtëpia me qëllimin e Haxhit, a u penduat për të gjitha mëkatet tuaja? A e keni përjetuar praninë e Allahut gjatë kohës që ishit duke qëndruar në Arafat sikur që Ai të jetë përballë jush?
Xhuneid Muhamed ibn Ebu el-Kasim el-Khazzaz el-Bagdadi i njohur edhe si Xhuneid Bagdadi u lind në Bagdad (830-910 pas erës së re). Ai ishte një nga dijetarët e hershëm persianë dhe mësuesit e Islamit. Historia e mëposhtme i atribuohet atij në lidhje me një shpjegim për thelbin e Haxhit. Njëherë Xhuneid Bagdadi takoi një njeri, i cili ishte kthyer nga Haxhi. Pasi e vërejti atë për një kohë, e pyeti: "A keni qenë në haxh?". Haxhiu: Po, unë sapo jam kthyer nga haxhi. Xhuneid: Kur u larguat nga shtëpia me qëllimin e Haxhit, a u penduat për të gjitha mëkatet tuaja? Haxhiu: Nuk e kam menduar këtë. Xhuneid: Në këtë rast, ju nuk jeni nisur për në haxh. Xhuneid: Po në lidhje me udhëtimin tuaj, gjatë pushimeve dhe ndalesave? Kur përshkonit distancat, a keni lëvizur mendërisht dhe shpirtërisht më afër Allahut? Haxhiu: Isha shumë i zënë me detaje të tjera të udhëtimit dhe nuk kam reflektuar mbi atë. Xhuneid: Atëherë ju nuk paskeni udhëtuar me të vërtetë për në shtëpinë e Allahut. Xhuneid: Kur keni veshur ihramin dhe keni zëvendësuar rrobat e zakonshme, a nuk ke menduar që të flakësh shprehitë dhe qëndrimet tuaja të padëshirueshme? Haxhiu: Kjo nuk më ka shkuar në mendje. Xhuneid: Mjerisht! Ju nuk e paskeni veshur ihramin. Xhuneid: A e keni përjetuar praninë e Allahut gjatë kohës që ishit duke qëndruar në Arafat sikur që Ai të jetë përballë jush? Haxhiu: Jo, unë nuk e kam pasur atë ndjenjë. Xhuneid: Kjo do të thotë që nuk e keni arritur as edhe Arafatin. Xhuneid: Kur shkuat në Muzdelife, a menduat kur i mblodhët guralecët ashtu siç i mblodhët dëshirat dhe aspiratat tuaja të kësaj bote kështu që tani mund t’i hedhni ato? Haxhiu: Unë isha duke menduar vetëm për mbledhjen e guralecëve. Xhuneid: Pra, ju nuk paskeni qenë edhe në Muzdelife. Xhuneid: Po në lidhje me hedhjen e gurëve në Xhemarat? Gjatë kryerjes së këtij riti, a u zotuat që të shmangni joshjet e këqija dhe t’i braktisni veprat tuaja të liga? Haxhiu: As kjo nuk më ka ndodhur. Xhuneid: Fatkeqësisht, nuk e paskeni kryer as edhe këtë rit të hedhjes së gurëve. Xhuneid: Po për Tavafin tuaj? A u ndjetë të zhytur plotësisht nga një tërheqje e zjarrtë drejt Madhështisë së përsosur të Allahut gjatë Tavafit? Haxhiu: Jo, kam numëruar vetëm numrin e tavafeve që kisha bërë. Xhuneid: Kjo është sikur që nuk e keni kryer edhe Tavafin. Xhuneid: Ndoshta keni kuptuar shpirtin, urtësinë dhe qëllimin e vrapimit midis maleve Safa edhe Merva. A u kënaqët me luftën e nënës Haxhere? A u kënaqët me besimin dhe përkushtimin e saj ndaj Allahut? Haxhiu: Jo, me të vërtetë. Xhuneid: Me fjalë të tjera, nuk paskeni kryer edhe Sajin (vrapimi ndërmjet Safasë dhe Mervasë). Xhuneid: Më trego për ritin e sakrificës. Gjersa therje kafshën, a sakrifikove për dashurinë e Allahut? Dhe a e kujtuat profetin Ibrahim dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj Allahut? Haxhiu: Kjo nuk më ka shkuar në mendje. Xhuneid: Në këtë rast, nuk e paskeni ofruar edhe flijimin. Xhuneid: Allahu është mëshirues! Ju duhet të shkoni përsëri vitin e ardhshëm dhe do të duhet ta kryeni haxhin përsëri me korrektësi. Duhet të ripërmbushni përvojat (përjetimet) e Ibrahimit dhe të mendoni shembullin e tij. Mos harroni të reflektoni në ajetin e Kur'anit që thotë: “Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet”. (53:37) Marrë nga: www.islamcity.com Përshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU |