Shkruar nga Arta
|
e martė . 11 tetor 2011 |
Po ju thërret e s’e dëgjoni! Po ju pyet se ku po shkoni? Kështu të vetëm pse më lini? Zotit frikën t’ia keni!
Ndaluni pak dhe më shikoni Pak vizitë mua t'më bëni Mos hudhni veten në humnerë Kini frikë, o ju njerëz!
Sa gëzohem kur ju shoh N'drejtim timin kur të vini Duke pasur shumë dëshirë Që t'gjithë brenda ju të hyni.
T'kërkoni falje dhe shpëtim Mëshirë nga Zoti i gjithësisë Por shejtani s'ju lejon Mua kurrë t'më vizitoni.
Edhe rrugën ua ndalon Kafenetë shumë ua hijeshon Sa t'gëzuar aty rrini duke pirë dhe bisedu.
Kohën kot ju e humbni Duke menduar se kurrë s'do t'vie fundi Mua fare s'më shikoni Namazin kurrë këtu s’e falni.
Në Ramazan dhe Fiter-Bajram Në këtë fshat dëgjohet ezani Mbas andej mbyllet dera, më nuk hapet deri në festat tjera.
O All-llah, o ja Rabbi! Udhëzoji këta njerëz! Që të falen në xhami! Mos të mbyllet kurrë me dry! Por të jetë me plot xhemat Na udhëzo, o i madhi Allah! |