MЁNYRA E ABDESIT

 
Qumėshti i nėnės ėshtė i pazėvendėsueshėm PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhrie Kaēiu   
e enjte. 08 shkurt 2007
 

       Islami i ka dhënë nënës të drejtën e ushqimit, rritjes dhe edukimit të fëmijës, sepse ajo është më e aftë se burrat në këtë fushë, duke patur cilësi, që ata s’i zotërojnë dhe i ka dhënë asaj përparësi në ruajtjen e interesit të fëmijës.
Sa i përket ushqimit të të posalindurit, padyshim, që gjidhënia natyrale është më e mirë dhe më e shëndetshme se ushqimi me qumësht artificial. Sado kujdes të jetë treguar në sterilizimin dhe përgatitjen e tij, përsëri s’do ta zerë dot vendin e qumështit natyral, që është baza për zhvillimin e trupit dhe mendjes së fëmijës. Kjo sepse, sterilizimi natyror, ngrohtësia dhe përgatitja hyjnore me masa që vetëm Krijuesi i Madhëruar i di, si dhe ngrohtësia, afeksioni dhe dashuria që ndjen fëmija gjatë gjidhënies e mbush shpirin e tij me lumturi, nuk mund të përfitohen asnjëherë nga një shishe qumështi artificial, e cila shpeshherë ndotet, duke bërë, që fëmija të sëmuret nga barku dhe diareja.  

      Qumështi i gjirit i cili është dhuratë që Krijuesi i Madhëruar ia dha çdo nëne, është ushqimi më i mirë për foshnjen, sepse i jep asaj të gjitha elementet ushqimore për të cilat ajo ka nevojë.
Gjithashtu, qumështi i gjirit është i pastër, i sterilizuar, me një temperaturë të përshtatshme, e mbron fëmijën nga sëmundjet e stomakut duke krijuar antitrupa kundër mikrobeve, e mbron nga alergjia, e ndihmon të zhvillohet në mënyrë të përkryer, i përçon fëmijës afeksionin e nënës dhe forcon lidhjen e tij me të, e kjo gjë pasqyrohet te shoqëria dhe marrëdhëniet e tij me njerëzit e tjerë. Gjithashtu është vërtetuar, se qumështi i gjirit i jep fëmijës imunitet ndaj një sërë sëmundjesh.

Gjidhënia, burim i ngrohtësisë

      Gjidhënia e plotë duhet të zgjasë dy vite të kalendarit hënor dhe kjo është e drejtë e fëmijës duke u mbështetur në fjalët e të Lartmadhërishmit: “
Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota… E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më herët) e gjirit, nuk është ndonjë mëkat për ta. Nëse ju baballarët për fëmijën tuaj dëshironi gjidhënëse tjetër me kusht që pagesën t'ia bëni në mënyrë të duhur, nuk është ndonjë mëkat.” (El Bekare: 233)
Poashtu, Allahu thotë në Kur’an: “…
e, nëse ato (gratë që divorcuat) u japin gji fëmijëve tuaj, jepini atyre shpërblimin që u takon dhe kini mirëkuptim midis jush, e në qoftë se hasni vështirësi ndër vete, le të kërkojë gjidhënëse tjetër” (65:6), domethënë nëse ndodh mosmarrëveshje për gjidhënien, apo nëna nuk mundet dot, babai duhet të gjejë një gjidhënëse tjetër me pagë.
Sipas ajetit tjetër kuranor nëna duhet t’ia ndajë gjirin fëmijës pas dy viteve:
Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet e barti atë me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin...” (31:14)
Duhet të cekim se sipas ajetit të mësipërm (El Bekare: 233), lejohet largimi i foshnjes nga gjiri para se të plotësohen dy vite me pëlqimin paraprak dhe me konsultimin e prindërve, duke mos i shkaktuar dëm fëmijës, sidomos nëse gruaja mbetet me barrë në periudhën kur akoma i jep gji foshnjes tjetër. Për këtë, më së miri është që gjatë kësaj periudhe fëmija të largohet (ndahet) nga gjiri sepse qumështi i saj më nuk është i shëndetshëm për ta ushqyer atë, qumështi i saj nuk është si më parë, edhe pse gjidhënia në këtë periudhë rreptësisht nuk është e ndaluar, mirëpo kjo bëhet nga prizmi i preventivës dhe kujdesit.
Gjidhënësja duhet ta largojë foshnjen nga gjiri gradualisht e jo menjëherë. Ajo duhet ta adaptojë foshnjen dhe ta ushtrojë që të përshtatet dalëngadalë për t’u transferuar pa ndonjë vështirësi nga periudha e gjidhënies në periudhën e të ushqyerit.

       Është vërtetuar shkencërisht se gjidhënia natyrale e mbron nënën nga kanceri i gjinjëve, i cili është shumë i përhapur ndër nënat, që nuk i japin gji foshnjave të tyre. Statistikat tregojnë se përqindja e kancerit të gjirit te nënat, që nuk i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri, është më e madhe, se përqindja e tij te nënat që u japin gji fëmijëve të tyre.

     Oj nënë, fëmijën tënd ushqeje nga gjiri yt, që të përkryhet koncepti i amësisë e të shpërblehesh me të mira dhe shpërblime!
Oj nënë, edukoje vetë fëmijën tënd dhe mos harro se amësia është përgjegjësi e madhe!
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.