Shkruar nga Valbona Kelmendi
|
e diel. 25 shtator 2011 |
Të mirat që ua bën të tjerëve hidhi në det, ngase nuk ke mirënjohje nga ta (njerëzit), kurse ato (të mirat) balsamohen mirë aty (në det) deri në Ditën e Gjykimit si dëshmi për të shpërblyer e nderuar, e sidomos nëse nuk ua përmend të mirat e bëra. Të shikuarit në punët e huaja është sikurse të shikuarit në xhehenem, madje është rrezik të biesh në të.
I Dërguari, alejhis selam, ka thënë: “Nuk ka më xheloz sesa Allahu, ndaj dhe për këtë Ai i ndaloi veprat e shëmtuara; qofshin të dukshme apo të fshehta.” Nëse vërtet dëshmojmë sinqeritet karshi të gjithëve, pse atëherë nuk ia "dhurojmë" më të dashurve tanë (pas Profetit alejhis selam) shpërblimet ose nuk ua marrim mëkatet duke shpifur e përgojuar për ta, por këtë nder ua bëjmë atyre të cilët i urrejmë ose që duam t’i shkatërrojmë sipas logjikës sonë?
Omeri, radiaAllahu anhu, i ka qerasur me hurmat ose ushqimin më të mirë të gjithë ata të cilët ia kanë dhënë këtë nder-bërjen gibet atij si shenjë falënderimi dhe mirënjohje për ta.
Sigurisht se ne ndërgjegjshëm obligohemi që të paktën të bëjmë ndonjë dua sa për një falënderim ndaj tyre. |