Shkruar nga Rita
|
e diel. 18 shtator 2011 |
"O biri i Ademit, si mendon që zemra jote do të zbutet me recitimin e Kur'anit, kur gjatë tërë leximit synim ke të arrish në fund të sures?!" - Hasan el-Basriu
"Nuk është asketizëm të mos posedosh (mbizotërosh) asgjë, por asgjë të mos mbizotërojë ty.” - Ali ibn Ebu Talibi
"Sa i gjorë është njeriu! Sikur t'i frikësohej zjarrit aq sa i frikësohet varfërisë, do të hynte në xhenet." - Jahja ibn Muadhi
"Kjo botë është sikur hije, vrapo pas saj dhe kurrë nuk do të jesh në gjendje ta zësh atë; ktheja shpinën asaj dhe nuk do të ketë zgjidhje tjetër pos që të të vie pas." - Ibn Kajimi |