Kur vijnė menstruacionet detyrohet prishja e agjėrimit... |
|
|
|
Shkruar nga ...
|
e martė. 23 gusht 2011 |
Pyetje!
Es-selamu alejkum!
Më falni për shqetësimin, veç desha t’ju pyes diçka, se nuk e dija kujt t'i drejtohem. Desha të di nëse një femrës i vijnë menstruacionet pasi që ka përfunduar koha e syfyrit (p.sh. në ora 10 në mëngjes) a duhet të agjërohet ajo ditë, a numërohet apo jo?
Ju faleminderit!
Përgjigje!
Alejkumus selam ve Rahmetullah!
Kurdo që një femrës që agjëron i paraqiten të përmuajshmet para se të perëndojë dielli (qoftë edhe pak momente para kohës së iftarit), detyrohet ta prishë atë ditë dhe ta kompensojë me ditë tjetër pas ramazanit.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |