A mund tė jetė kjo njė magji? |
|
|
|
Shkruar nga ...
|
e mėrkurė . 10 gusht 2011 |
Pyetje!
Selam alejkum! E kam një pyetje. E kam një vëlla 20 vjeç dhe tash verës është martuar. Ka qenë djalë shumë i mirë. Por 4 ditë para martesës ia kemi bërë adetet dhe në fillim të dasmës e kemi gjetur një çelës në grurë. Tash jemi kthyer prapë në Zvicër dhe kemi shumë problem me vëllanë, nuk ka muhabet me gruan e tij dhe as me nënën e babën, dhe shkon veç në rrugë të këqija dhe nuk e dëgjon askënd. Kemi qenë nëpër hoxhallarë dhe kanë thënë se shumë i ftohtë qenka djali nga familja, por prapë nuk është më mirë dhe i shkon mendja të bëj vetëvrasje. Dhe, pyetja ime është: a mund të jetë kjo një magji-sehire? Ju lutem, më dërgoni më shpejt përgjigje se çka mund të bëjmë. Ju faleminderit. Zoti ju shpërbleftë!
Përgjigje!
Alejkum selam ve Rahmetullah!
Në bazë të përshkrimit tuaj, ka shumë gjasa që mbi djalin të jetë bërë magji – sehire. Ju duhet të shkoni tek ndonjë hoxhë që kuron të sëmurit nga magjia me Kur’an e të keni kujdes që mos të shkoni tek ata falltarë që e quajnë veten hoxhallarë dhe merren me hajmali.
Allahu e ruajttë vëllanë tuaj nga çdo e ligë! Muhamed Dërmaku |