MЁNYRA E ABDESIT

 
Gjėrat qė nuk e prishin agjėrimin PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Rejhane Haxhiu   
e martė . 02 gusht 2011



1- Përdorimi i parfumit.
2- Përdorimi i misvakut.

3- Përdorimi i supostove qofshin nga vagina apo anusi.
4- Analizat e gjakut kur nevojiten.
5- Dalja e gjakut për shkak të istihadës, hemoragjisë apo plagëve.
6- Përdorimi i kënasë dhe makijazhit.
7- Bërja e gjilpërave joushqyese qofshin në damarë apo në muskuj.
8 Të puthësh gruan ose ta përkëdhelësh  atë, me kusht nëse e përmban veten,nëse u del spermë prishet agjërimi i tyre.
9- Përdorimi i pompës në gojë për atë që është me sëmundjen e azmës.
10- Bërja e klizmës në rast nevoje (klizma është futja e lëngjeve në 
zorrën e trashë nga poshtë për t'u pastruar ose për t'u liruar nga 
shtrëngimet e barkut)
11- Vonimi i larjes nga xhunubllëku ose mestruacionet apo lehonia deri në
lindjen e agimit.
12- Freskimi me ujë gjatë ditës së agjërimit për të larguar vapën.
13-Përdorimi i pikave në vesh dhe sy. Ndërsa pikat e hundës nuk 
lejohet gjatë agjërimit sepse hunda është depërtuese.
14- Hemorragjia e shtatzënës nuk e dëmton agjërimin.
15- Shikimi i ëndërrave eksituese nuk e prish agjërimin.
16-Nëse harron dhe ha e pi nuk është problem dhe agjërimi i saj është i saktë, 
por nëse kujtohet duhet ta ndërpresë menjëherë dhe nëse ka ushqim në 
gojë duhet ta hedhë e të mos e kapërdijë.
17- Të provuarit e ushqimit në rast nevoje me kusht që të mos e qojë atë 
poshtë.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.