MЁNYRA E ABDESIT

 
Urim pėr muajin e Ramazanit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhrie Kaēiu   
e hėnė . 08 korrik 2013
 Urime muajin e bekuar të Ramazanit dhe Allahu ju bekoftë me të gjitha të mirat! Agjërim të lehtë, falje mëkatesh dhe largim nga zjarri i xhehenemit!



Jemi në prag të muajit të bekuar të Ramazanit.Ramazani është muaj i pendimit, muaj në të cilin Allahu liron njerëz nga zjarri i Xhehenemit, muaj në të cilin veprat e mira shumëfishohen, andaj punoni që të fitoni shumë shpërblime, punoni që ta shpëtoni veten tuaj nga zjarri, pendohuni, ngase Allahu i do të penduarit.

Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, derisa ishte në minber kishte thënë: “Amin!”... Kur u pyet për këtë tha: “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: “Çdo kush që arrin Ramazanin dhe nuk i falen mëkatet është i poshtëruar". 

O Allah, na e mundëso të pendohemi para vdekjes, na mundëso të kemi përfundim të mirë! O Allah, na bën varrin tonë kopsht prej kopshteve të xhenetit, na forco kur të pyetemi, na bëj prej banorëve të xhenetit Firdevs!

Lusim Allahun të na mundësojë që ta përjetojmë këtë muaj me besim dhe sinqeritet të plotë, të na lehtësojë agjërimin, të na bëj prej adhuruesve të sinqertë, të na i falë mëkatet tona, të na kaplojë me mëshirën e Tij, të na shpëtojë prej zjarrit dhe të na bëjë prej atyre që garojnë në bindje ndaj Tij!

Meqë Ramazani është muaj i mëshirës dhe solidarizimit, ndihmohuni ndërmjet vete!

Me këtë rast ju urojmë nga zemra këtë muaj të bekuar. Allahu na i pranoftë punët e mira neve dhe juve e na mundësoftë ta shohim Atë në xhenetin Firdeus. 

Allahu na i pranoftë namazet tona, agjërimin tonë, Allahu i shumëfishoftë sadakatë tona dhe i pastroftë zemrat tona!

Allahu të mirat u dhuroftë, gëzimin në familje ua shtoftë, lutjet tuaja ua pranoftë, me të dashurit tuaj në xhenet ju bashkoftë!

Lusim Allahun fuqiplotë që litari me Të, të forcohet në këtë muaj të rahmetit me anë të veprave tona të pranuara nga Ai gjatë këtij muaji të faljes!

Urojmë që paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut të jetë mbi ju dhe familjen tuaj në këtë botë dhe në botën e përjetshme!

Lusim Allahun të na nderon me pranimin e agjërimit, namazit, duave e ibadeteve tona dhe të na mundëson hyrjen në Xhenet përmjet derës "Rejjan". Amin!

Urime muajin e bekuar të Ramazanit dhe Allahu ju bekoftë me të gjitha të mirat! Agjërim të lehtë, falje mëkatesh dhe largim nga zjarri i xhehenemit!

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.