MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrgatitja pėr muajin e Ramazanit ėshtė vendimtare pėr tė kaluar muajin e Ramazanit ashtu si duhet PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e martė . 02 korrik 2013
 Muaji Rexhep dhe muaji Shaban janë muaj të mbjelljes dhe ujitjes, ndërsa muaji Ramazan është muaj i korrjes.






Jemi në prag të muajit të Ramazanit. Besimtarit i takon që mysafirin që Allahu e ka nderuar ta nderojë edhe ai. Muslimanët e hershëm gjatë tërë vitit ishin në përgatitje për këtë muaj të bekuar. Fatkeqësisht në gjeneratat e sotme nuk dallon shumë përgatitja për të nga muajt e tjerë. E kjo është si pasojë e dobësimit të devotshmërisë.
Përgatitja për muajin e Ramazanit është vendimtare për të kaluar muajin e Ramazanit ashtu sikur duhet.

Ne duhet të kujdesemi për hyrjen në këtë muaj, ngase dijetarët për muajin Rexhep dhe Shaban kanë thënë: “Muaji Rexhep dhe muaji Shaban janë muaj të mbjelljes dhe ujitjes, ndërsa muaji Ramazan është muaj i korrjes. Andaj ai që nuk ka mbjellë dhe nuk ka ujitur në këta dy muaj, atëherë nuk ka çka të korrë në muajin e Ramazanit.
Prej tash përgatitu se çfarë do të bësh në muajin e Ramazanit, e nëse nuk mundesh ta realizosh atë, Allahu ta shënon në bazë të nijetit nëse ti përpiqesh ta realizosh me mundin tënd maksimal atë që je përgatitur ta realizosh.

Nëse duam që muajin Ramazan ta kalojmë ashtu si duhet, nuk duhet të jetë përgatitja për të vetëm dy javë përpara apo një muaj. Kjo është vetëm gjendje emergjente, po duhet që vazhdimisht të jemi në kujtim të këtij muaji, të përmallohemi për ardhjen e këtij muaji, për të dëshmuar se ky muaj nuk do të jetë si muajt e tjerë. Sahabët e tabiinët janë përgatitur gjashtë muaj para Ramazanit për këtë muaj të bekuar. Transmetohet se ata gjashtë muaj kanë bërë dua pas Ramazanit t’iu pranohet ai, ndërsa gjashtë muaj para Ramazanit kanë bërë dua që ta arrijnë këtë muaj.

Transmetohet nga Ebu Hurejra i cili ka thënë: “Sa herë që u afronte muaji i Ramazanit, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u thoshte shokëve të tij: “U erdhi juve muaji i Ramazanit, agjërimin e të cilit ua bëri Allahu të obliguar. Në këtë muaj hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit dhe mbyllen djajtë brenda xhehenemit; në këtë muaj është një natë e cila është më e vlefshme se njëmijë muaj. Ai i cili humb në këtë muaj është me të vërtetë i humbur.” (Transmeton imam Ahmedi)

Ky hadith ka qenë bazë tek sahanët dhe tek dijetarët për përurimin e ardhjes së muajit të Ramazanit.

Njohja e muajit të Ramazanit dhe pozitës së tij na ndihmon dhe na bën të mundur që të përfitojmë më tepër mëshirë dhe mirësi në këtë muaj.

Besimtari mund të kryejë ibadete të ndryshme gjatë këtij muaji, mirëpo a dallojnë këto vepra në shpërblim? Sigurisht se dallojnë. Esenca është që ne duhet të përgatitemi më së shumti që të bëjmë vepra të mira dhe veprat kryesore për të cilat më së shumti duhet të bëhemi gati janë: leximi i Kuranit dhe Sadakaja (në kuptimin e gjerë, p.sh. me ia thënë dikujt një fjalë të mirë, buzëqeshja, me ia bërë hallall dikujt që të ka bërë keq). I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, vazhdimisht ka qenë bujar, mirëpo bujaria e tij në këtë muaj ia ka tejkaluar njëmbëdhjetë muajve të tjerë.

Të lexojmë për jetën e sahabëve se si e kanë kaluar këtë muaj, të lexojmë për Xhenetin në mënyrë që të përmallohemi për të e ta lusim Allahun për të na dhuruar të mirat e Ramazanit.
Nuk ke mundësi ta çmosh muajin e Ramazanit, nuk ke mundësi ta çmosh një ibadet të Allahut pa ia ditur vlerën; nuk ke mundësi ta çmosh as një dhuratë apo një hedie pa ia ditur vlerën e saj.

Vlerat e muajit të Ramazanit janë të mëdha e të panumërta. Përgëzohu oj ti, e cila e ndërpret ngrënien dhe pirjen për Allahun duke agjëruar dhe ji e bindur ndaj Tij me atë që Allahu i ka veçuar agjëruesit Ditën e Gjykimit! Allahu ka caktuar që agjëruesit të hyjnë në Xhenet nga dera Rejan (nga dera e atyre që nuk do t’i marrë etja kurrë).

Në vazhdim po i përmendin disa nga vlerat e Ramazanit:

Një ditë i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka qenë duke hipur në minber dhe kur e ka qit këmbën në shkallën e parë ka thënë “Amin” pastaj e ka qit këmbën në shkallën e dytë dhe ka thënë “Amin”, pastaj e ka qit këmbën në shkallën e tretë dhe ka thënë përsëri: “Amin”.
Sahabët i thanë se veprove diçka që nuk e ke vepruar përpara.
I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është kthyer kah sahabët dhe u ka thënë: “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: “U poshtëroftë, dështoftë ai njeri i cili e pret Ramazanin e nuk i falen gjynahet dhe unë thash Amin”.

Në këtë hadith janë bashkuar dy krijesat më të dashura të Allahut azze ve xhele. Xhibrili është melaqja më e dashur tek Allahu azze ve xhele dhe gjithashtu Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është krijesa më e dashur tek Allahu azze ve xhele. Janë bashkuar në këtë hadith dy krijesat më të dashura të Allahut për dy gjëra: 1. për me dëshmuar vlerën e Ramazanit dhe 2. për me bërë dua kundër atij që nuk e shfrytëzon Ramazanin. Prandaj, në këtë hadith ka shpresë por edhe frikë.

Të gjitha librat e shenjtë Allahu i ka zbritur në muajin Ramazan. Muaji Ramazan është muaj i zbritjes së udhëzimit. Të gjitha udhëzimet që kanë zbritur në tokë në këtë muaj kanë zbritur, prandaj është e fuqishme që të rrok udhëzimi.
"Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriter (dallues i qartë për të drejtën dhe të gabuarën)." [Bekare, 185]

Në këtë muaj ndodhet një natë, e cila është kurorë e vendosur në kryet e kohës, ajo është më e mirë se njëmijë muaj, nata e Kadrit për të cilën Allahu ka thënë:


“Nata e Kadrit është më e vlefshme se sa njëmijë muaj!"
[Kadër, 3]

Nëse besimtari falet në të me besim dhe bindje i falen atij gjynahet e mëparshme.

Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit, duke qenë i bindur në besimin islam dhe duke llogaritur në shpërblimin e Allahut, do t'i falen gabimet e tij të mëparshme.” [Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi]

Agjërimi bën shefat në Ditën e Gjykimi për ty. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Në ditën e gjykimit vjen agjërimi dhe Kurani dhe agjërimi thotë: “O Zot, këtë njeri e kam penguar nga ushqimi dhe epshet, prandaj më prano mua ndërmjetësues për të”; Kurani thotë: “Unë e kam penguar prej gjumit të natës, prandaj më prano mua ndërmjetësues për të.”


Agjëruesit nuk i kthehet duaja. 
Agjërimi është mburojë prej zjarrit të Xhehenemit dhe prej gjynaheve. Agjërimi të shtyn për të bërë vepra të mira dhe të pengon nga të bërit e veprave të këqija.

Allahu azze ve xhele çdo iftar liron turma të njerëzve nga zjarri i Xhehenemit.

O Allah! Ty të lutemi të na lirosh ne dhe të gjithë muslimanët nga zjarri i Xhehenemit në muajin Ramazan!
O Allah! Largoji fytyrat tona nga zjarri për çdo ditë agjërimi që bëjmë për ty! Vërtet, Ti je i Mëshirshëm dhe Bujar i Madh, nuk ka zot tjetër që adhurohet me meritë, veç Teje.

Në këtë muaj Allahu garanton falje të mëdha. Ai i cili me përmallim e pret ibadetin i shkruhet që është në atë ibadet derisa të hyn koha e ibadetit.


Lum ai, i cili e shfrytëzon këtë muaj dhe përfiton prej asaj që ka vendosur Allahu në këtë muaj!

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.