Shkruar nga Fexhria
|
e enjte. 14 korrik 2011 |
Përbërësit:
- 2 gota qumësht, - 2 gota sheqer, - 2 lugë vaj, - 3 lugë marmelatë, - 1 lugë sodë bikarboni, - 1 qese (10g) cimet, - 3 gota miell.
Të gjithë përbërësit i përzien bashkë (pa mikser) dhe i vë në tepsi me pak vaj për t’u pjekur në furrën e nxehur më parë në temperaturë 200 gradë 15 minuta dhe 15 minuta në 150 gradë. Pasi të ftohet pak, e lyen përmbi me marmelatë dhe pastaj edhe me një çokollatë kuzhine të shkrirë më parë. |