Shkruar nga Valbona
|
e enjte . 14 korrik 2011 |
Një herë po gatuanin një kafshë për sulltanin i cili shquhej për drejtësinë e tij. Por nuk kishin kripë me vete, kështu që dërguan një person për të marrë kripë në fshat. Përpara se të nisej, sulltani i tha: ''Kripën paguaje me lekë që të mos bëhet zakon të merret diçka pa lekë e kështu të shkatërrohet fshati.” Njerëzit që ndodheshin aty pranë e pyetën: ''E çfarë e keqe mund të vijë nga diçka kaq e vogël?'' Sulltani u përgjigj: “Në botë themeli i të keqes filloi nga diçka e vogël. Të gjithë ata që erdhën pas i shtuan pak nga pak asaj derisa arriti në gjendjen që jemi sot. Në qoftë se sulltani ha një kokërr mollë nga kopshti i popullit, ushtarët e tij shkulin pemët bashkë me rrënjët. Në qoftë se sulltani e quan të drejtë tiraninë për 5 kokrra vezë, ushtarët e tij i vënë në hell 1000 pula. Tirani që bën të këqija nuk është i përjetshëm në këtë botë, por mallkimet mbi të vazhdojnë deri në fund të botës. |