Musakė me patate e sallamė |
|
|
|
Shkruar nga Fexhria
|
e mėrkurė . 06 korrik 2011 |
Përbërësit:
- 1.5 kg patate, - 1 sallamë, - pak margarinë, - 1 gotë ajkë, - 1 gotë qumësht, - 3 vezë, - kripë, vegetë.
Përgatitja:
I qëron patatet, i pastron dhe i zien me pak kripë. Pastaj i ndan përgjysmë dhe i rendit, mundësisht në një enë xhami derisa të mbulohet fundi i saj. Përmbi ta i rendit edhe pjesët e sallatës të prera më parë në formë rrethore. Pastaj mbi sallamë i qet disa copa të vogla të margarinës dhe në fund edhe një rend me patate. Përmbi i qet pak vegetë e kripë, ajkë, qumësht dhe tri vezë të përziera më parë. I vë në furrë të nxehtë rreth 25 minuta. Kur të hiqet nga furra ia qet edhe pak ajkë përmbi.
|