Shkruar nga Arta
|
e mėrkurė . 06 korrik 2011 |
Përse ti ec hapave të shejtanit? Që të jesh banor i xhehenemit. Përse nuk pendohesh? Jeton në këtë dynja si një mbret, a thua do të jesh në të për jetë? Për Zotin joooo! Kjo dynja është kalimtare. Pendohu sa më parë, dera e pendimit gjithmonë është e hapur. Allahu pendimin do ta pranojë. Përse atë që Zoti ty ta dhuroi n'haram ti e shpenzon? Jo, nuk largohet stresi dhe mërzia me duhan e raki. lëre atë ti, o njeri...! Fale namazin, se për Zotin atëherë do të gjesh atë qetësi që me vite je duke kërkuar. Pendohu, o rob i Allahut që të jesh i shpëtuar. Lëri diskotekat që janë bërë pjesë e jetës tënde! Largohu nga kjo që je duke vepruar! Lute Zotin që të jesh i shpëtuar, se vdekja do të merr dhe atëherë do bëhesh dhe. Shtëpia jote, varri do të jetë. Mos lejo, o njeri, që trupi yt të digjet në zjarr, që në xhehenem të jesh përgjithmonë. Pendohu, pendohu...! Përse nuk pendohesh? O Zot, lësho mëshirë mbi ne që të jetojmë si myslimanë të vërtetë në këtë jetë...
|