MЁNYRA E ABDESIT

 
Shabani - muaj vendimtar pėr robin PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Ulvi Fejzullahu   
e martė . 18 qershor 2013

"Ky është muaji që njerëzit e neglizhojnë, sepse gjendet mes Rexhebit dhe Ramazanit. Ky është muaji që ngrihen veprat te Zoti i botëve, kurse unë dëshiroj që të më ngrihen veprat duke qenë agjërueshëm".




Lavd-falënderimi i takon Allahut. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin (lavdë­ri­mi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!).


Allahu i Lartësuar i ka ofruar besimtarëve mundësi të shumta për falje, mëshirë, pendim, devotshmëri. Tani jemi në muajin “shaban”, i cili është njëri ndër muajt me rrezikshmëri shumë të lartë për çdo rob të Allahut, nëse nuk shfrytëzohen 15 ditët e para të këtij muaji.

Tërheqim vërejtjen se muaji shaban është muaj që kërkon sensibilizim dhe vetëdijesim, përgatitje dhe angazhim.

Të nderuar besimtarë!

Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve selem, na tregon shumë qartë për vlerën dhe rëndësinë e këtij muaji. Atëherë t’i lexojmë së bashku fjalët e të Dërguarit të Allahut. Aisheja, radijall-llahu anha, ka thënë:

"Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, agjëronte sa që mendonim se aspak nuk është duke ngrënë, dhe nuk agjëronte sa që thoshim se aspak nuk agjëronte. Nuk e kam parë Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke agjëruar një muaj të plotë përveç Ramazanit, kurse më së shumti e kam parë duke agjëruar në muajin Shaban". (Shënon Buhariu dhe Muslimi).

Usame ibën Zejdi, radijall-llahu anhu, ka thënë: ‘I thashë Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: të shoh që më së shumti je duke e agjëruar muajin e Shabanit? Mu përgjigj:

"Ky është muaji që njerëzit e neglizhojnë, sepse gjendet mes Rexhebit dhe Ramazanit. Ky është muaji që ngrihen veprat te Zoti i botëve, kurse unë dëshiroj që të më ngrihen veprat duke qenë agjërueshëm". (Shënon Nesaiu)

Atë që dua ta veçoj kësaj radhe është se muaji shaban është një ndër muajt që duhet kushtuar seriozitet të madh për shkak të rrezikshmërisë që ka në vet ardhmërinë e robit. Muaji vendimtar për veprat e çdo njërit, sepse veprat e njeriut ngjiten te Allahu i Lartësuar brenda 15 ditëve të para të këtij muaji. Të gjitha veprat ngrihen ashtu si janë.

Atëherë kujdes, o njeri, mendo se çka do të ngjitet prej teje te Allahu i Lartësuar, ndalu dhe mendo në fjalët e Muhamedit sal-lallahu alejhi ve selem:

Ky është muaji që ngrihen veprat te Zoti i botëve, kurse unë dëshiroj që të më ngrihen veprat duke qenë agjërueshëm”.

Sahabiu e pyet Muhamedin, sal-lallahu alejhi ve selem, pse shumë angazhohesh në këtë muaj, cila është arsyeja?!

Përgjigja ishte për shkak të veprave që ngrihen, dëshiroj të jem agjërueshëm, sepse në këtë gjendje besimtari është më i përulur, më i devotshëm, më afër Allahut të Lartësuar.

O ti njeri!

Ditët e para të këtij muaji janë ditët vendimtare për robin e Allahut të Lartësuar.

Ndalu dhe mendo për veprat tua gjatë tërë vitit që ke bërë, nëse je munduar për mirë dhe ke të mira, kujto tani se ka ardhur koha që ato të ngjiten te Allahu, a thua do të ngjiten ato, a do të shkojnë te Krijuesi. Prandaj angazhohu në këto ditë me agjërim dhe punë tjera të mira dhe të jesh më afër Allahut të Lartësuar, më qëllim pranimi të ibadeteve.
 
Po gjithashtu, kujto edhe punët jo të mira, fjalët jo të pëlqyera, mëkatet  që ke bërë, ndoshta edhe je duke vazhduar me to. Edhe mëkatet llogariten, shënohen. Mos vallë, pranon që edhe ato vepra që Allahu nuk është i kënaqur, të mbërrijnë këto ditët vendimtare të këtij muaji, e të llogariten ashtu si janë.

Padyshim që njeriu i mençur bën llogari dhe mendon mirë. Ai çdo herë e dëshiron fitimin në biznes e tregti, po ashtu e dëshiron fitimin edhe në sevape për ta fituar xhenetin e Allahut të Lartësuar.

O ti mëkatar!
 
Mos lejo që mëkatet tua të regjistrohen në këto ditë, pendohu te Allahu, ktheju Allahut me falje.

O ti që nuk fal namaz!

Fillo me faljen e namazit, pendohu për ditët që nuk e ke falur namazin, tani shfrytëzoji këto ditë e ktheju Allahut me falje dh pendim.

O ti duhanxhi!

Deri kur me këtë haram, po dëmton veten edhe të tjerët, pendohu te Allahu!

O që ti përgojon dhe shpif!

Ke frikë Allahun dhe shfrytëzoje rastin e volitshëm për falje.


Tani çdo njeri e ka mundësinë të kalojë, kush mundet të kalojë, dhe ngelë mbrapa ai i cili nuk është i vëmendshëm.

Kujtoni se brenda 15 ditëve, të gjitha veprat tona i paraqiten Allahut, atëherë a e din se çka ke vepruar, në shënimet tua se çka është shënuar?!

Kujdes, pendohu dhe përmirësoji vepra tua! Kthehu, mos bën mëkate, ktheju Allahut me pendim dhe veprime të mira. Pendohu! Pendohu! Allahu gëzohet me pendimin e robit të Vet.

Mendo se çka do të shohë Allahu prej veprave tua. 
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.