ĖMBĖLSIRĖ ME GRIZ DHE SHERBET |
|
|
|
Shkruar nga Albana
|
e shtunė . 19 shkurt 2011 |
Nevojiten: 4 vezë, 1 filxhan (i neskafesë) sheqer ,1 filxhan vaj, 1 filxhan qumësht, 200 gr. ermik (griz), 1 filxhan arra e rrush i thatë, 2 lugë miell, pak cimet, 1 pecivë, gjysmë kg.sheqer për sherbet.
Përgatitja: Tunden vezët me sheqer pastaj shtohet qumështi, vaji, kur të përzihen të gjitha shtohet ermiku, mielli, peciva, cimeti dhe në fund shtohen arrat me rrush të thatë. Brumi i përgatitur derdhet në tepsi të lyer me vaj, pjeket në temperaturë të ultë për gjysmë ore. Ndërkohë zihet sherbeti me gjysmë kg. sheqer dhe një filxhan (i neskafesë) ujë. Ëmbëlsira e nxehtë përvëlohet me sherbet të nxehtë. |