Shkruar nga Albana
|
e diel . 19 dhjetor 2010 |
Nevojiten: 15 lugë sheqer, 5 vezë, 8 lugë miell, arra të bluara, 3 pudinga vanilleje, 500 gr.sheqer pluhur, 1 pecivë, 1 margarinë, 5 lugë ujë të ngrohtë, 1 sheqer vanileje, 1 litër qumësht, portokall, kivi, 1 shllag pluhur, zhelebombone.
Mënyra e përgatitjes: 5 vezë me 13 lugë sheqer i përziejmë me mikser shtojmë 5 lugë miell, 5 lugë ujë të ngrohtë 1 lugë kakao, 3 lugë arra të bluara. Masën e përgatitur e hedhim në tepsi të lyer me vaj dhe të pluhrosur me miell. Piqet në temperaturë mesatare në tepsi katrore.
Kremi: Marrim margarinën me sheqer pluhur e shtypim me mikser me 3 lugë sheqer dhe 3 lugë miell, ziejmë 3 pudingat e vanilles me 2\3 e qumshtit e bashkojmë me margarinën. Marrim një salvetë e lagim dhe mbi të e vendosim petën e pjekur të cilën e mbulojmë me salvetë të lagur.Marrim një pjesë të kremit të përgatitur dhe me të e lyejmë tërë sipërfaqen e tortës,të cilës sipri i qesim zhele bombone dhe arra të bluara.Tërë këtë e mbështjellim si rollatë.Rollatën e vendosim mbi pjatë të rrafshtë e lyejmë me kremin e mbetur.Marrim një shllag pluhur e përgatisim dhe me të e lyejmë përsëri rollatën,ndërsa një pjesë të shllagut e fusim në shiring e dekorojmë rollatën me të dhe me copa zhele bomboneje.Rollatën e përgatitur e fusim në frigorifer për 15 min. Servimi;Marrim një pjesë të rollatës e vendosim në enën për shërbim, një portokall e prejmë në formë i heqim disa pjesë anash i japim formën e (lules)e vendosim në skajet e rollatës ndërsa me copa të kivit e rrethojmë pjesën e rollatës. |