Shkruar nga Arta
|
e shtunė . 11 dhjetor 2010 |
Ngaqë qava shumë gjatë, tani syri mbeti thatë dhe kur për ty më merr malli, s'qaj me lot, por qaj me fjalë. Kur t'më zë i madhi gjumë, gjithë afër në ëndërr të kam, nuk dëshiroj fare të zgjohem, me ty nënë gjithmonë dua që të jam. Kur të zgjohem qaj me lot. Të kujtoj me mall unë sot. S'di a do më bëhet ndonjë herë qejfi, që të kam afër veti t'përqafojë, të të ledhatojë. Jo, jo, fare nuk e di, Sepse jeta më ndau nga ti, nga ajo ditë që ne u ndamë, unë mbeta në vetmi, gjithë çka kisha ishe ti. Zemra ime vuan shumë sa herë që ty t'kujtoj, oj nënë! Sa shumë qaj, lotët nuk dinë të ndalur dua të të shoh me sy sa më parë, të kërkoj të ma bësh hallall. Oj nënë, dije se për ty kam shumë mall Të kujtoj çdo ditë, çdo minutë dhe çdo sekondë. ngado që shkoj ti më shoqëron në kujtimet e mia je përgjithmonë më beso nënë se shumë më mungon. Atë që ke bërë për mua kurrë në jetë s'kam për ta harruar Me mall pres ditën me ty me u takua O Allah, bekoji dhe mëshiroji të gjitha nënat kudo që janë dhe me fëmijët e tyre sa më shpejt bashkoji...!
|