Shkruar nga Burbuqe REXHA
|
e premte . 03 dhjetor 2010 |
Flasim e s’na dëgjojnë,
Shfaqemi e s’na vënë re,
Shprehemi e na injorojnë,
Klithim!, e zëri të mos kumbojë?!
Heshtje..., nuk përgjigjet as nuk sheh njeri!
Apo më mirë, askush nuk do të di...
Zhurmë..., e zëri ynë nuk arrin të jehojë!
Veç Zoti e di edhe sa kohë kështu do të kalojë?!...
O i Plotfuqishëm, dëshmitar të kemi Ty,
Ne as më pak e as më shumë nuk kërkojmë
Të frymojmë, veprojmë të lira...
Duam edhe ne të jetojmë!
Fjalë, vargje e shkronja buçisni,
Shami e hixhabe valëvisni,
Islami me a pa të drejta do të lulëzojë,
Allahun kemi ndihmë, do të na mjaftojë...
Revista Albislam |