MЁNYRA E ABDESIT

 
Qofte tė skuqura PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhria   
e martė . 06 shkurt 2007










Përbërësit:
- 1/2 kg mish të bluar,
- 2 qepë të kaluara në rende, 
- 75 gr (2 feta) bukë bajate, (bukë merret 25% nga pesha e mishit).
- 2 vezë,
- 1/2 tubë majdanoz të grirë hollë,
- kripë, piper,
- miell sa të nevojitet,
- vaj për fërgim,
- perime sipas dëshirës.

Përgatitja:
Në masën e mishit të bluar, hidhen qepa, veza, buka e ulur në qumësht ose ujë dhe e troshitur, pak miell, kripa, piperi dhe majdanozi. Masa përzihet mirë, i presim qoftet, i mbështjellim pastaj një e nga një me miell dhe u japim formën e madhësisë së dëshiruar në formë të rrumbullakët ose vezake. Qoftet skuqen në vaj të nxehtë nga të dyja anët. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatë fërgimit nuk u duhet hedhur shumë yndyrë.

Shërbehen të nxehta me pure patatesh, patate të skuqura, pilaf, ose perime të tjera të ziera ose të skuqura.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.