Shkruar nga Albulena
|
e hėnė . 20 shtator 2010 |
Nevojiten: 1 litër qumësht, 3 filxhana kafeje vaj, 3 vezë, 1 filxhan sheqer, 1 lugë krip, tharëm buke, miell sipas nevojës.
Përgatitja: Në qumësht të nxehtë qitet tharmi, sheqeri, kripa dhe vaji shtohen edhe vezët e tundura, përzihen mirë dhe shtohet miell derisa të fitohet masë e përshtatshme për gatim. Brumi i gatuar lihet të qëndrojë 2 orë. Nga brumi i fituar ndajmë nga 3 kuleq i tëhollojmë pak i lyejmë me margarinë të shkrirë i rendisim një mbi një dhe e shtrijmë petën nga e cila nxjerrim forma të ndryshme të kifleve, i mbushim sipas dëshirës me djath ose gjem i lëmë të qëndrojnë 1 orë, para se t'i pjekim i lyejmë me të kuq të vesë dhe susam. |